Sport

Liverpool shënjestron kampionin e botës


Nga pamundësia për ta transferuar Jude Bellingham, i cili me shumë gjasë do të transferohet në Real Madrid, Liverpool-i tani ka shënjestruar një tjetër mesfushor.

Bëhet fjalë për kampionin e botës me Argjentinën, Alexis Mac Allister, i cili ka përfunduar në radarin e “The Reds”.

Futbollisti argjentinas po shkëlqen në radhët e ekipit të Brighton-it, të cilët po zhvillojnë një sezon shumë të mirë.

Sipas mediave britanike, Liverpool po udhëheq garën për shërbimet e 24-vjeçarit teksa Mac Allister pëlqehet shumë edhe nga Chelsea dhe Manchester United.

Mac Allister ka kontratë të vlefshme me Brighton-in deri në verën e vitit 2025 dhe për ta liruar atë thuhet se klubi anglez kërkon të paktën 50 milionë euro.

Kujtojmë që 24-vjeçari ka zhvilluar një sezon shumë pozitiv, duke shënuar 10 gola dhe duke dhuruar dy asistime në 33 ndeshje në Premier Leauge dhe në FA Cup.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore