
Ndeshjet në Premier League ishin interesante dhe befasuese.
Dueli mes Liverpool dhe West Ham përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 1:0.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 22-të, nga Darwin Nunez.
Në fund të pjesës së parë, Bowen i West Ham kishte mundësinë të barazonte rezultatin nga penalltia, por arriti të shënonte.
Në anën tjetër, Chelsea ka barazuar kundër Brentford-it.
Dueli ishte plotësisht i dominuar nga londinezët, por ata e kishin të vështirë të shënonin.
Chelsea ishin shumë afër të shënojnë, në minutën e 95-të, por këtë gjë nuk e lejoi portieri Raya.
Ndeshjet e tjera në Premier League përfunduan kështu:
Bournemouth 0:1 Southampton
Newcastle 1:0 Everton
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com