Liverpool mund të kërkojë të mposhtë Borussia Dortmund-in për nënshkrimin e sulmuesit të Hoffenheim, Maximilian Beier, raporton “Kicker”.
Më parë ishte raportuar se një numër i klubeve të Premier League-s po kërkonin të nënshkruanin me Beier këtë verë.
Chelsea dhe Aston Villa ishin të dy që shfaqën më së shumti interes për ndërkombëtarin gjerman, por u duk sikur BVB i kishte mposhtur ata në nënshkrimin e tij.
Megjithatë, Liverpool është klubi i fundit anglez që ka shprehur interesimin e tij për Beier-in dhe ata mund të parakalojnë “Die Schwarzgelben” në garën për nënshkrimin e gjermanit.
Përveç kësaj, siç thuhet në raport, Brentford tashmë ka dërguar një ofertë prej 30 milionë eurosh te Hoffenheim, por me klube të tilla të profilit të lartë që ndjekin sulmuesin, pritet që ata të humbasin garën.
Pavarësisht nga interesimi nga Premier League, Dortmund-i është në një pozicion të mirë për të joshur Beier-in në “Westfalenstadion”. 21-vjeçari gjithashtu dëshiron të bashkohet me nënkampionët e Champions League, që do të thotë se është e vështirë të imagjinohet se sulmuesi lëviz diku tjetër përveç Dortmund-it këtë verë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com