Shqipëri - Ishujt Faroe

  • Përfundon ndeshja, Shqipëria 0-0 Ishujt Faroe

    Ka përfunduar takimi në “Air Albania” mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe.

    Ishte një ndeshje e dobët nga ana e kuqezinjëve, që nuk arritën të shkëlqenin përballë vendit të fundit në grup.

    Megjithatë, kuqezinjtë e mbyllin si skuadra e parë në grup dhe do të jenë pjesë e vazos së parë në shortin për Euro 2024 që do të hidhet më 2 dhjetor.

  • Tifozët shpalosin banderolën…

  • Cikalleshi dhe Muçi futen në fushë

    74′: Dalin Mirlind Daku dhe Jasir Asani. Futen Sokol Cikalleshi dhe Ernest Muçi.

  • Muçolli debuton në ndeshje zyrtare me Shqipërinë

    Arbnor Muçolli debuton në ndeshje zyrtare me Shqipërinë, pasi zëvendëson Myrto Uzunit.

    Keidi Bare i la gjithashtu vendin Qazim Laçit.

  • Ishujt Faroe afrohen me golin

    56’: Ishujt Faroe pranë surprizes, afrohen ndjeshëm në golin.

  • Fillon pjesa e dytë: Shqipëri 0-0 Ishujt Faroe

  • “Plisat” shfaqen jashtë stadiumit dhe japin mesazhin për FSHF-në

    Tifogrupi “Plisat” jane shfaqur jashte ambienteve te stadiumit “Air Albania”.

    Kujtojmë se tifogrupi nga Prishtina nuk ishte pajisur me bileta për këtë ndeshje nga ana e FSHF-së.

  • Siuata aktuale në Grupin E

    Shqipëria dhe Çekia po kryesojnë Grupin E me nga 15 pikë. Kuqezinjtë janë në krye për shkak të dueleve direkte (1-1, 3-0).

    Pjesa e parë:

    Shqipëri 0-0 Ishujt Faroe

    Çeki 1-0 Moldavi

  • Përfundon pjesa e parë, Shqipëri 0-0 Ishujt Faroe

    Shumë pak raste nga të dyja skuadrat në këtë pjese të parë.

    Shqipëria iu afrua golit me Mirlind Dakun në sekondat e fundit, por poriteri mik u tregua nëe lartësinë e duhur.

  • Daku humbet rastin e artë

    45+6’: Mirlind Daku humbet rastin e artë i vetëm përballë portierit.

  • Bajrami tenton mrekullinë nga distanca

    36’: Nedim Bajrami tenton të bëjë gjithçka i vetëm dhe nga distanca, por gjuajtja e tij ndalet nga portieri mik.

  • Zëvendësim i detyruar te Ishujt Faroe

    34’: Portieri i Ishujve Faroe nuk ia del të vazhdojë lojën pas një përplasje me Mirlind Dakun pak minuta më herët.

  • Ishujt Faroe pranë golit

    Ishujt Faroe japin shkëndijën e parë duke iu afruar ndjeshëm golit në minutën e 24.

  • Dëmtohet portieri i Ishujve Faroe pas përplasjes me Dakun

    Portieri i Ishujve Faroe ka mbetur i dëmtuar pas përplasjes me Mirlind Dakun. Megjithatë, pasi mori ndihmën mjeksore ai vazhdon lojën pa problem.

  • 20 vjet “Tifozat Kuq e Zi”

    Tifogrupi që mbështet Kombëtaren e Shqipërisë, “Tifozat Kuq e Zi”, festojnë sot 20 vjetorin e krijimit të tyre.

  • Lojët e vakët deri më tani

    Ndeshja nuk ka pasur raste konkrete në këto minuta të para. Asnjë nga portierët nuk është shqetësuar në çerekorëshin e parë.

  • Fillon ndeshja në Air Albania: Shqipëri – Ishujt Faroe

    Ka nisur takimi i fundit për kualifikueset e Euro 2024 mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe në stadiumin “Air Albania”.

    Kuqezinjtë vijnë si lider të Grupit E, ndërsa miqtë renditen në vendin e fundit.

    Shqipëria është e kualifikuar tashmë për në Euro 2024, por kërkon të qëndrojë në krye të grupit.

    Në këtë grup zhvillohet dhe dueli mes Çekisë dhe Moldavisë, me dy skuadrat që luajnë për një vend në Euro 2024. Moldavisë i duhet vetëm fitorja për të kaluar më tej.

  • Shpaloset flamuri gjigand kuq e zi

  • Altin Rraklli: Na pret ndeshje e madhe

    Altin Rraklli, legjenda e Kombëtares së Shqipërisë, ka komentuar ndeshjen e sotme që kuqezinjtë do të luajnë përballë Ishjve Faroe, e fundit për këtë fushatë kualifikuese.

    “Sot nuk duhet të dalim pa një spektakël nga ky stadium dhe me një lojë të bukur. Na pret ndeshje e madhe. Jemi ekipi që ka pësuar pak gola, me aktivizimin e Balliut topi shkon në fundore dhe ndihmon shumë në sulm”, tha Rraklli.

    “Ne jemi ekip kompakt. Kemi futur në sulm lojtarë tipik, por stafi dhe trajnerët kanë kërkuar që ata të bëhen një trup me skuadrën, që mos pësojnë gola”, shtoi ai.

  • Në “Air Albania” nuk mund të mungojnë as “Agallarët”

    Tifogrupi “Agallarët” nga Tërnoci i Bujanocit janë të pranishëm në stadiumin “Air Albania” në mbështetje të kapitenit Berat Gjimshiti dhe Kombëtares kuqezi.

  • Tifozët mbushin shkallët e stadiumit

  • Skuadrat dalin në nxehmje

  • 5 ndryshimet në formacion flet Zabaleta

    Ndihmësi i Sylvinho-s, Pablo Zabaleta ka folur për 5 ndryshimet në formacionin e Shqipërisë në takimin përballë Ishujve Faroe.

    Sipas argjentinasit ndryshimet kanë ardhur për shkak se “Donim të ndryshonim lojtarët më të freskët fizikisht dhe mendërisht”.

  • Ilgi Tare: Dua një grup Shqipëri, Gjermani, Itali dhe Serbi

    Legjenda dhe ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Igli Tare ka komentuar për grupin e mundshëm që ai dëshiron t’ju bjerë kuqezinjëve në Euro 2024.

    Tare u shpreh se dëshiron një grup në të cilin Shqipëria të jetë së bashku me Gjermaninë, Italinë dhe Serbinë.

  • Sven Jablonski, gjyqtari kryesor i takimit

    Sven Jablonski është një arbitër gjerman i futbollit nga Bremen. Ai punon edhe si arkëtar.

    Jablonski ka gjykuar në nivel DFB që nga viti 2010, ndërsa u promovua për të gjykuar në Bundesliga për sezonin 2017–18.

    Asistentët: Lasse Koslowski (Gjermani), Eduard Beitinger (Gjermani) dhe arbitër i katërt Frank Willenborg (Gjermani).

    Në VAR: kryesori Bastian Dankert (Gjermani) dhe asistent Benjamin Brand (Gjermani).

    Vezhgues: Kostadin Gerginov (Bullgari).

    Delegat: Amil Gerina (Mali Zi).

  • Formacionet zyrtare

    Shqipëria: Thomas Strakosha; Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Mario Mitaj; Kristjan Asllani, Keidi Bare; Jasir Asani, Nedim Bajrami, Myrto Uzuni; Mirlind Daku.

    Ishujt Faroe: Mathias Lamhauge; Viljormur Davidsen, Odmar Faero, Andrias Edmundsson, Viljormur Davidsen; Brandur Hendriksson, Jakup Andreasen, Gunnas Vatnhamar, Rene Joensen, Joannes Bjartalid; Joan Edmundsson.

  • Tifogrupi “Plisat” mungojnë në stadium

    Tifogrupi nga Prishtina, “Plisat”, kanë reaguar në faqet e tyre zyrtare në mediat sociale mbi mos pajisjen e tyre me bileta për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe, e cila zhvillohet këtë të hënë në stadiumin “Air Albania”.

    “Plistat” kanë qenë shoqërues të Kombëtares shqiptare në të gjitha ndeshjet e saj, sidomos ato në shtëpi. Por, këtë herë Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka vendosur të mos iu shpërndajë bileta.

    Reagime për ngjarjen ka pasur gjatë gjithë ditës në mediat sociale, që nga momenti që u bë i ditur lajmi për mos praninë e tyre në stadium.

    Megjithatë, tashmë ka ardhur dhe ragimi i “Plisave”, të cilët thonë se “Plisat e kanë përfunduar misionin e tyre, me sukses”. Duke iu referuar edhe kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2024, ku tifogrupi ishte një mbështetje e madhe në tribuna.

    “Kur të gjithë ia kthyen shpinën kombëtares, ne ishim aty! Këta të njejtit, të pandalshmit, të pashantazhueshmit, të vetmit, ‘kriminelat’, ‘tradhëtarët’… ne do të jemi gjithmonë aty. Pavarësisht ndërhyrjeve të politikës, e të kujtdo, do të jemi përherë e më të forte”, vijon më tej shkrimi i “Plisave”.

    “Nuk ka bileta – nuk ka problem. Le të shkojnë sonte të tjerët për festë. Në fund të fundit Kombëtarja është e të gjithëve. Ne do të kthehemi përsëri, edhe në festa – edhe në ditë të vështira”.

    “Plisat janë në festë. Prishtina sonte feston. Feston sepse ajo frymon kuq e zi. Sepse ku ka plisa osht Shqipni. Shihemi në Gjermani”, përfundon deklarata e tifogrupit “Plisat”.

  • Apeli i Policisë për tifozët

    Në apelin e saj drejtuar tifozëve, Policia iu ka bërë thirrje atyre të jenë të përmbajtur në veprime, të zbatojnë rregulloret dhe mbi të gjitha të festojnë në “mënyrë të kulturuar”.

    Njoftimi i Policisë:

    Mbrëmja e sotme ku do të luhet ndeshja Shqipëri – Ishujt Faroe, në stadiumin “Air Albania”, është padyshim një mbrëmje festive për të gjithë shqiptarët.

    Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të garantuar rendin dhe sigurinë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të aktivitetit sportiv, me qëllim që atmosfera festive e kësaj mbrëmjeje të mos venitet nga ndonjë incident.

    Apelojmë për tifozët, sportdashësit dhe të gjithë qytetarët që të zbatojnë udhëzimet e Policisë, për bllokimim e rrugëve dhe rregullat për hyrjen në stadium, duke mos tentuar që të futin në stadium asnjë send të kundërligjshëm, pasi kontrolli do të jetë i rreptë, njësoj siç është vepruar në ndeshjet e tjera ndërkombëtare.

    Gjithashtu, Policia ka marrë të gjitha masat edhe për festimet që do të zhvillohen pas ndeshjes, në sheshe, lokale dhe në rrugët e vendit, prandaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve, që të festojnë në mënyrë të kulturuar, që ta vulosim këtë fitore të kombëtares sonë, me vulën e imazhit më pozitiv të vendit.

  • Progarami festiv për kualifikimin në Euro 2024

    Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka përgatitur një festë të madhe me rastin e kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2024, turneu i dyte madhor ku kuqezinjtë kualifikohen në gjithë historinë e tyre pas atij të Euro 2016.

    Progarami:

    Duke filluar nga ora 17:45 do të hapen dyert e stadiumin “Air Albania” për tifozët.

    Në orën 20:37 do të jetë momenti i shpalosjes së një flamuri gjigand kuqezi në tribunën lindore, si dhe koreografi të tjera në stadium.

    Nga ora 20:45 do të fillojë zyrtarisht takimi mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe.

    Në orën 21:30, që përkon me pushimin mes dy pjesëve të lojës, do të jetë radha e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore.

    Në orën 22:40, që përkon me mbylljen e ndeshjes, do të ketë festë me fishekzjarre.

    Në orën 22:50 do të shfaqet klipi me rrugëtimin e Kombëtares kuezi në këto kualifikuese.

    Në orën 23:00 këngëtarja Juliana Pasha do të jetë e ftuara speciale, e cila do të këndojë kolazh me këngë patriotike.

    Në orën 23:20 Kombëtarja kuqezi do të rikthehet në fushë për t’u përshëndetur me tifozët.

    Dhe në orën 00:00 do të ketë përsëri një festë me fishekzjarre, si dhe do të jetë fundi i festimeve në stadium nga ana e FSHF-së.

  • Ndeshja e fundit e Shqipërisë në kualifikueset e Euro 2024

    Shqipëria luan mbrëmjen e kësaj të hëne ndeshjen e fundit në kualifikueset e Euro 2024, tashmë si e kualifikuar.

    Kuqezinjtë do të përballen në “Air Albania” me Ishujt Faroe. Përkatësisht është një takim mes vendit të parë dhe atij të fundit në Grupin E.

    Skuadra e drejtuar nga Sylvinho vulosi kualifikimi në “Gjermani 2024” tri ditë më parë, në atë barazim 1-1 në Kishinau. Tashmë, ata do të luajnë për të mbajtur vendin e parë në grup, një vend që kërcënohet të merret nga Çekia.