Limaj: LVV-ja të lëshojë rrugë
Deputeti dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kërkuar që Lëvizja Vetëvendosje – si fituese e zgjedhjeve – t’ua hapë rrugën partive të tjera parlamentare për formimin e institucioneve të reja.
“Besoj se tashmë është bërë e qartë se partia që i ka fituar zgjedhjet nuk i ka votat dhe është koha të lëshojë rrugë për të krijuar një shumicë e cila do t’i themelonte institucionet”, tha Limaj për gazetarë pas dështimit të serishëm të konstituimit të Kuvendit.
Ai pohoi se partia e tij nuk ka marrëveshje politike me asnjë parti.