
Polici Alban Rashiti, është liruar nga spitali të hënën, i njëjti ishte plagosur të dielën në Veri nga grupet terroriste.
Lajmin për lirimin e tij nga spitali e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Torkale, Nazmi Kolgeci.
“Po mund të konfirmoj se është liruar nga Spitali, gjendja e tij është e mirë”, ka deklaruar ai shkurt.
Teksa, ka thënë se Rashiti do të vijë për kontroll mjekësore sërish pas disa ditëve.

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra, një u plagos dhe një tjetër u lëndua, pas një sulmi terrorist nga persona të armatosur në Banjskë të Zveçanit, rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës.
Organet e rendit konfirmuan se tre sulmues janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë arrestuar, dy prej tyre të uniformuar dhe katër të tjerë që ndihmonin në operacion përmes radiolidhjeve.
Derisa pjesëtarët e tjerë të grupit terrorist dyshohet se janë arratisur duke kaluar në territorin e Serbisë.
Policia e Kosovës është duke vazhduar operacionin edhe gjatë së hënës.
Sipas informacioneve të fundit, Policia ka gjetur prova të reja, pajisje e materiale që janë konfiskuar në orët e fundit nga vendi i ngjarjes në të cilin për orë të tëra gjatë ditës së djeshme pati shkëmbime me armë zjarri.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti takon bashkëkryetarin e SPD-së: Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive në dialog
-
Erdogan: Të gjitha vlerat që kanë të bëjnë me njerëzimin po vriten
-
Arrestohet personi i katër për vrasjen e Liridona Ademajt, akuzohet për “shitje të paautorizuar të armëve”
-
Askund tjetër në botë – 45% e viktimave në Gaza janë fëmijë
Lajmet kryesore
-
“Autonomi dhe Federalizim” – Shqetësimet e Opozitës për draft-statutin e Asociacionit
-
BE-ja mirëpret dakordimin mes KEDS-it dhe “Elektroseverit”: Të zbatohen edhe marrëveshjet tjera
-
SHBA anashkalon rishikimin e Kongresit për shitjen urgjente të predhave të tankeve në Izrael
-
Partia Demokratike i jep mbështetje të pakushtëzuar SPAK-ut, thotë Basha