Shqipëria

Lirohet nga detyra drejtori i AKU-së, kush e zëvendëson?


Këshilli i Ministrave të hënën e 20 dhjetorit ka marrë vendimin për të shkarkuar nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të Autoriteti Kombëtar të Ushqimit, Bledar Skënderi.

Vendin e tij do e zërë Jeta Deda, e cila u emërua në detyrë gjatë kësaj dite.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 65, të ligjit nr.9863, datë 28.1.2008, “Për ushqimin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave vendosi lirimin dhe emërimin e drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së”.

Skënderi u emërua në tetor të vitit 2020 si drejtor i AKU-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore