Kosova

Lirohen nga paraburgimi tre të arrestuarit për aferën e rezervave shtetërore


Foto: Albanian Post

Tre zyrtarët e shtetit të cilët janë të dyshuar për dallavere me keqpërdorime të rezervave shtetërore të Kosovës, Irfan Lipovica, Haviz Gara dhe biznesmeni Ridvan Muahrremi, janë liruar nga paraburgimi.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar avokati i Ridvan Muharremit, Mahmut Halimi.

“Të tretë janë liruar dhe do të mbrohen në liri”, tha Halimi për AP.

Ndërsa vendimin e ka marrë Gjykata e Apelit të cilin e ka publikuar edhe në faqen zyrtare.

“Gjykata e Apelit e Kosovës-Departamentit Special, i ka aprovuar si të bazuara ankesat e mbrojtësve të pandehurve I.L, H.G dhe R.M, ndërsa aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, PPPS.nr.35/2023, të datës 19.08.2023, e ka ndryshuar”.

Nga Gjykata është thënë se të njëjtit janë liruar për t’u mbrojtur në liri.

“Gjykata e Apelit e Kosovës-Departamenti Special, me aktvendimin PN1.S.nr.165/2023, i ka aprovuar si të bazuara ankesat e mbrojtësve të pandehurve I.L, H.G dhe R.M, ndërsa aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, PPPS.nr.35/2023, të datës 19.08.2023 e ka ndryshuar, ashtu që të pandehurve I.L, H.G dhe R.M, ju është ndërprerë masa e paraburgimit dhe të njëjtit janë liruar për t’u mbrojtur në liri”.

Teksa, është dhënë arsyetimi edhe për lirimin e tyre duke thënë se nuk kanë arritur që të vërtetojnë dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale për të cilën edhe ishin arrestuar.

“Në arsyetim të aktvendimit Gjykata e Apelit ka theksuar se gjykata e shkallë së para nuk ka arritur që të vërtetoj dyshimin e bazuar së të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, e për të cilat është kusht primar për ligjshmërinë e paraburgimit”.

“Mirëpo në arsyetim e aktvendimit të ankimuar janë dhënë me tepër bindje e dyshimit të arsyeshme duke mos pasur mbështetje në artukulushmerin për të ndërlidhur provat me veprimet e të pandehurve, prandaj  nuk është  arritur që të argumentohet në fuqinë provuese të provave se me veprimet e të pandehurve është arritur që të ketë dyshim për veprat penale”.

“Me ketë gjykata vetëm ka potencuar kronologjinë e ngjarjes mirëpo nuk ka dhëne vlerësim dhe arsyetim mbi fakte të cilat janë paraqitur në kërkesën për caktimin e paraburgimit”.

Ridvan Muharremit, i ishte ngritur një aktakuzë edhe gjatë vitit 202o – për vjedhje të rrymës në biznesin e tij.

Nga skandali për rezervat shtetërore tre persona ishin arrestuar nga Policia e Kosovës dhe u ishte caktuar 30 ditë paraburgim nga Gjykata, për shkak të anashkalimit të procedurave ligjore për blerjen e rezervave shtetërore.

Nga Prokuroria Speciale akuzoheshin dy zyrtarë të MINT-it drejtori i Departamentit të Rezervave Shtetërore, Hafiz Gara, Drejtori i Integrimeve Evropiane, Irfan Lipovica dhe Ridvan Muharremi, afarist.

Organi i Akuzës i ngarkon Garën e Lipovicën se kanë anashkaluar ligjin e Prokurimit Publik kur kishin kërkuar që malli të blihet pa procedura, por me negocim.

Prokuroria në Dosje thotë se buxheti i Kosovës është dëmtuar 600 mijë euro si shkak i mos ardhjes së vajit, sheqerit dhe 52 tonë grurë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore