Lajme

Linjat e automjeteve shtrihen për milje ndërsa njerëzit përpiqen të ikin nga Kievi


Një zyrtar i lartë në rajonin e Kievit thotë se linjat e automjeteve shtrihen për milje ndërsa njerëzit përpiqen t’i shpëtojnë luftimeve në veri dhe veriperëndim të Kievit.

Konstantin Usov, nënkryetari i administratës rajonale të Kievit, duke folur nga një pikë kuvendimi në perëndim të vendit, tha se evakuimi ishte duke u zhvilluar, pas një dite në të cilën mijëra njerëz u përpoqën të përdorin të ashtuquajturat “korridoret e gjelbër” të rënë dakord nga Rusia dhe Ukraina për t’i shpëtuar shkatërrimit të gjerë në veri të kryeqytetit.

“Për fat të keq, njerëzit nuk mund të largoheshin nga të gjitha qytetet sot”, tha Usov, shumë kohë pasi ra errësira.

“Tani ju shihni një numër të madh makinash këtu, bllokime trafiku – ata thonë se është 15 kilometra. Ne nuk mund të shohim nga këtu”, tha ai.

Ai shtoi se, “ne përpiqemi që të gjitha makinat të ikin sa më shpejt, sa më shpejt. Ka një filtrim, përzgjedhje. Po kontrollojmë dokumentet që diversantët rusë të mos kalojnë nën maskën e të evakuuarve. Punë e vështirë, për fat të keq”.

Ora policore në rajonin e Kievit fillon në orën 20:00, koha lokale.

“Ne vazhdojmë të ushqejmë njerëzit, vazhdojmë t’i ngrohim, u japim çaj”, tha Usov.

Kjo është dita e 14-të e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.

Sipas OKB-së mbi 2.1 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina dhe mbi 11 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën.

Ndërsa 1 mijë e 300 civilë janë vrarë vetëm në Mariupol nga bombardimet ruse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore