Lajme

Limaj për Kurtin: S’i Vuçiçi – ka nis të viktimizohet


“Kurti ka nis të viktimizohet s’i Vuçiçi”.

Kështu ka thënë kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj, teksa e ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, pasi ky i fundit tha në Kuvend se bash më 17 gusht, kur ishte nisur për takim me Aleksandër Vuçiç-in në Bruksel, “u shpall greva nga udhëheqësit e Këshillit Grevist”, duke aluduar se ia vështirësuan punën.

Madje Limaj thotë se Kurti me këso deklarata “ta ofendon inteligjencën”.

“Ne Vjen kemi qenë ky kur ka protestuar për pavarësi të Kosovës, çka t’i themi ne Kurtit”, ka theksuar Limaj në Kanal 10.

Ai shtoi se këto deklarata i kupton veç “xhemati i tij”.

“Këto janë filma. Është dashur të ulet dhe të bisedojë me sindikatat”.

Limaj: Opozita është futur në vagonin e gjumit, po gërhasin

Limaj ka thënë se opozita është futur në vagonin e gjumit edhe po gërhasin.

“Treni i quajtur Kosovë ka marr një drejtim që askush nuk e di sa nga po shkon”, tha Limaj në Kanal 10.

Për Limajn, rënia e përkrahjes për Lëvizjen Vetëvendosje, nuk është rezultat i punës së opozitës.

“Opozita kanë zgjedh me qëndru duke menduar se Kurti gabon, e pastaj fitojnë vota”

Ai ka kritikuar edhe Qeverinë e Kosovës, të cilën e ka quajtur “Qeveri arrogante”.

“Një Qeveri serioze që thotë unë nuk mundem me rritë pagën me shumë se 20 euro besoni që e kupton qytetari i Kosovës. Një qeveri arrogante që thotë nuk dua të takohem me ty, kjo logjikë është e përplasjes”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore