Sport

Ligue 1, përballen ‘gjigandët’ e mesit të tabelës


Një ndeshje do të sjellë kjo e premte në Ligue 1 franceze. Monaco do të presë në “Stade Louis II”, kampionët në fuqi të Lille-s, duke filluar nga ora 21:00.

Të dy skuadrat nuk po kalojnë form të mirë këtë sezon. Pas 13 javëve të para, vendasit kanë 18 pikë në renditje. Miqtë kanë 16 pikë. Vendi i 11 në tabelën e klasifikimit për Monaco-n dhe vendi i 12 për Lille-n.

Në ndeshjet në shtëpi, Monaco ka arritur tre fitore, dy humbje dhe një barazim. Lille në transfertë numëron një fitore, dy barazime dhe katër humbje.

Ndeshjen e fundit të luajtur në kampionat, Monaco e humbi në shifrat 2-0 përballë Brest-it. Lille e humbi 2-1 përballë PSG-së.

Përballja e fundit mes dy skuadrave, e luajtur në mars të këtij viti përfundoi me rrjeta të paprekura.

Jonathan David-i i Lille është një nga dy golashënuesit më të mirë në Ligue 1 me tetë gola. Wissam Ben Yedder me gjashtë gola është golashënuesi më i mirë te Monaco.

Ligue 1 do të vijojë me ndeshjet e tjera:

Të shtunën

PSG – Nantes

Rennes – Montpellier

Të dielën

Troyes – Saint-Etienne

Brest – Lens

Metz – Bordeaux

Angers – Lorient

Strasbourg – Reims

Clermont – Nice

Lyon – Marseille

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore