Shqipëria

Ligji ndërkombëtar është kyç për Shqipërinë, thotë Hoxha


Ambasadori shqiptar Ferit Hoxha, në cilësinë tanimë të presidentit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, deklaroi se ligji ndërkombëtar është kyç për Shqipërinë.

Lajmi u bë i ditur gjatë një konference me shoqërinë civile në selinë e OKB-së.

“Një nga prioritetet e Presidencës sonë në Këshill është ligji ndërkombëtar dhe kjo është diçka absolutisht kyçe. Është kyçe për Shqipërinë, duke patur parasysh historinë e saj, kyçe për Shqipërinë duke patur parasysh atë që po bëjmë në vend dhe duke u përpjekur të arrijmë së bashku në Ballkanin Perëndimor, por është i rëndësishëm për çdo shtet anëtar, veçanërisht për shtetet e vogla”, theksoi Hoxha.

Sipas tij, garancia më e mirë për këto vende është mos të kenë një ushtri më të mirë se të tjerët, por të kenë ligjin ndërkombëtar dhe rregulla.

“Ne kujdesemi për rregullat ndërkombëtare të bazuara në rendin ndërkombëtar”, shtoi diplomati shqiptar. “Dhe ajo që ka ndodhur në Ukrainë është absolutisht e kundërta e gjithçkaje që është ndërtuar në 78 vitet e fundit”.

Hoxha përshkroi po ashtu dy ngjarje kryesore për muajin e Presidencës shqiptare në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

E para lidhet me partneritetet publik-privat për përmirësimin e ofrimit dhe financimit të ndihmës humanitare, ndërsa e dyta ka të bëjë me debatin e hapur të nivelit të lartë mbi Ukrainën dhe ruajtjen e ligjit ndërkombëtar.

Në cilësinë e Presidentit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Hoxha u takua më 4 shtator me Sekretarin e Përgjithshëm Antonio Guterres për të prezantuar Planin e Punës së KS-së.

Kjo, duke përfshirë takimin e liderëve botërorë kur do të mblidhen në New York për Javën e Nivelit të Lartë të sesionit të 78-të të OKB-së.

Presidenti Biden njoftoi të dielën pesë nominimet e tij për përfaqësuesit e SHBA-ve në Asamblenë e ardhshme të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Të nominuarit përfshijnë Republikanen Barbara Lee, Republikanen French Hill, konsulenten politike Janet Keller, ish-deputetin Demokrat Calvin Smyre dhe Jeff Worthe, president i Worthe Real Estate Group .

Presidenti zakonisht emëron një demokrat dhe një republikan për të shërbyer si përfaqësues të SHBA-ve në seancë, sipas Shërbimit të Kërkimeve të Kongresit. Të nominuarit më pas konfirmohen me votim të plotë të Senatit.

Sesioni i 78-të vjetor i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së do të hapet të martën dhe takimet dhe debatet do të fillojnë më 18 shtator. Asambleja e Përgjithshme përfshin të 193 shtetet anëtare të OKB-së, duke përfshirë SHBA-të, të cilave u lejohet secili një votë për çështjet kyçe që lidhen me paqen, sigurinë, pranimin e anëtarëve të rinj dhe buxhetin.

Sipas një deklarate nga Fondacioni i OKB-së, Asambleja e Përgjithshme e këtij viti do të zhvillohet “në një kohë të pengesave të paprecedentë në përparimin global”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mund të udhëtojë drejt SHBA-ve për të marrë pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së më 19-25 shtator, u tha gazetarëve Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA-ve në OKB Linda Thomas-Greenfield.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të udhëheqë delegacionin rus.

Cila është agjenda e Shqipërisë si presidente e Këshillimit të Sigurimit?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore