Përballje

Liga Unike/ Teuta triumfon ndaj Kamzës


Teuta ka shënuar fitore ndaj Kamza Basket me rezultat 86:65, në xhiron e 11-të të Ligës Unike.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen dhe pas rezultatit 9:9, ishin më të mirë në parket, duke pasur epërsi prej dhjetë pikësh 22:12 dhe e fituan çerekun e parë me rezultat 24:14.

Durrësakët vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke thelluar epërsinë edhe më shumë, në 35:18, e më pas edhe në 44:26, megjithatë mysafirët sadopak arritën të ngushtojnë shifrat, duke shkuar në pushim me shifrat 46:33.

Pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë sërish e nisën më mirë durrësakët, duke ngritur epërsinë në 19 pikë, 59:40, kurse më e larta ishte 63:42, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 65:47.

Në dhjetë minutat e fundit, Teuta menaxhoi epërsinë dhe lojën duke triumfuar me shifrat 86:65.

Te Teuta u dallua Peterson me 22 pikë e tetë asistime dhe Kristi Gorea me 16 pikë e pesë asistime, kurse te Kamza Basket u dallua Williams me 19 pikë.

Teuta ka gjashtë fitore e katër humbje, ndërsa Kamza Basket ka dy fitore e nëntë humbje.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore