
Janë zhvilluar ndeshjet e dyta të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.
West Ham Unied shënoi fitore në udhëtim te skuadra daneze, Silkeborg, me rezultat 2:3.
Të parët në epërsi kaluan vendasit ne minutën e pestë, pastaj West Ham shënoi tre gola në pjesën e parë.
Lanzini, Scamacca dhe Dawson ishin golashënuesit, derisa Silkebog arriti ta ngushtojë diferencën në minutën e 75-të.
Kjo ishte fitorja e dytë e londinezëve, që i pozicionon ata në vendin e parë në Grupin B.
Fitore arriti edhe skuadra e Villarreal-it që e mposhtë në shtëpi ekipin e Astrit Selmanit, Hapoel Beer Sheva-n me rezultat 1:2.
Selmani luajti për 56 minuta në këtë ndeshje, por nuk arriti që të lërë gjurmë.
Villareal tani ngjitet në vendin e parë me gjashtë pikë, ndërsa izraelitët mbeten në vendin e tretë me vetëm një pikë.
Ndërkohë, Fiorentina është mposhtur me rezultat 3:0 nga skuadra turke, Basaksehir.
Me këtë fitore, turqit ngjiten në vendin e parë me gjashtë pikë të grumbulluara, ndërsa italianët rrezikojnë ta kalojnë grupin, pasi kanë vetëm një pikë.
Rezultatet e ndeshjeve tjera:
Koln 4 – 2 Slovacko
Steaua Bucurest 0 – 0 Anderlecht
Lech Poznan 4 – 1 Austria Vienna
Partizan 1 – 1 Nice
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com