Kulturë

Lidhja e Jupiterit me Saturnit në një epokë të re tetë-shekullore


Hapësira

“Lidhja e Madhe” (The Great Conjuction), ndoshta mund te jetë fenomeni më i rrallë astronomik, që shenjon afrimin e dy planetëve më të mëdhenj të Sistemit tonë Diellor: Jupiterit dhe Saturnit. Kjo dukuri është një segment historik që përseritet afersisht çdo 20 vjet për shkak të levizjes orbitale prej më pak se 12 vitesh të Jupiterit rreth Diellit, i cili vijohet me gjatësinë madhështore prej 29.5 vitesh të Saturnit.

Në të vertëtë, ata janë më shumë se 600 milion km larg njëri-tjetrit, por fushëpamja nga Toka me ‘sy të lirë’ na bën të duken sikur janë njësuar.

Spektakli galaktik pritet të ndodhë mbrëmjen e 21 dhjetorit. Natyrisht, iu rekomandojmë një teleskop për këtë shfaqje por dhe nëse nuk dispononi mjet të tillë, me pak fat, një palë dylbi mund të realizojnë një lloj efekti pamor. Por, në rastin më të keq të mundshëm, krahas një kërkimi online me shpresën për të gjetur ndonjë burim që mund t’a transmetoj atë live, imagjinata mbetet një teknik dhe mikeshë e vyer.

Si fillim, 21 dhjetori nis solsticin dimëror – dita shkurtohet e nata zgjatet, shkak i ndrimit të ores po ashtu. Nga ana tjetër, këndvështrimi i kësaj lidhjeje mes një optike astrologjike, ka një domëthënie të rëndësishme:

Ajo shënon zhvendosjen zyrtare nga një periudhë 200 vjeçare ku Lidhja e Madhe mes Jupiterit e Saturnit që ishte e pozicionuar në shenjat e elementit të Tokës, tashmë në një makro-cikël tetë-shekullor, do të fokusohet ne elementin e shenjave te Ajrit.

Mendimtarët ndër vite, kanë përdorur astrologjinë si shkencë e faktor kryesor hlumtimi, për të shpjeguar natyrën dhe historinë për mijëra vite. Që prej shekullit të 17-të, diagramët e hershëm trigonik të Johannes Kepler, janë epema të famshme që kanë treguar/parashikuar fillimin e makro-ciklit që po ndodh tani. Kujtojmë se Kepler-i është një ndër figurat më të rëndësishme të shekullit të 17-të për arsye të kontributit të tij në fushën e astronomisë, matematikës dhe astrologjisë. Ai u bë i famshëm në sajë të hartimit të ligjeve të levizjes planetare.

Habija qëndron në hendekun kohor prej afërsisht 2 mijë vitesh midis ndodhive të këtyre lidhjeve, me periudhat e shenjave astrologjike që përkojnë me secilën prej tyre dhe, disa prej momenteve kyçe që hodhën themelet në historinë e zhvillimit të njeriut.  Për shembull: periudha e Luanit, referuar shenjës së Luanit në astrologji, fillon nga viti 10,600, deri në 8600 Para Erës së Re (PES). Siç mund të dihet, në këtë peirudhë është dokumentuar dhe thënë në intepretime e dorëshkrime të ndryshme, se Epoka e Akullnajave mbaroi – astrologjia vazhdon duke interpretuar këtë moment historik si ndikimi i fort i diellit (planeti përfaqësues i shenjës së Luanit) mbi rruzullin tokësor, pra, nga një pikëpamje më shkencore, shkrirja e akujve risolli pjellorinë e planetit dhe banorëve të tij duke rritur nivelin e ujit me më shumë se 90 metra. Vendet më të larmishme të planetit që ishin zënë më parë nga akujt, u bënë sërish të banueshëm; e gjithe kjo simbiozë midis Diellit si trup hapësinor dhe ekosistemit të Tokës, u quajt “Epoka e Artë”.

Epoka e ardhshme, ajo e Gaforres, fillon me civilizimin e parë (vitet 8006-6006 PES). Në mitologji, përshkruhet e njejta gjë – grumbullimi i njerëzve shtegtarë nëpër struktura të organizuara dhe zbutja e gjedhëve, ishin faktorët kyç të kesaj kohe, pra, hapat e parë në bujqësi dhe blegtori.

Lista vazhdon me të tjera shenja e të tjera karakteristika për secilën epoke të shënuar në astrologji dhe vite në histori, mitologji e shkencë.

Rikthehemi me shpëjtesi në kohën e tashme të kësaj Lidhje të Madhe – Ujori pritet të futet në fuqi, dhe si shënjë Ajri, ka cilësi: intelektin, avancimin teknologjik dhe revolucionin mendor e shpirtëror.

Mendoni se mund të quhen bashkëngjitje e rastësishme të gjitha këto fenomene të shtrira përgjatë historisë, apo produkt i një mendimi të humbur tashmë?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore