Lideri taleban i prerë me zyrtarët: Hiqni djemtë nga detyrat publike

SHFLETO
Vitjon Nina
19.03.2023 20:38
Loading Icons...

Hibatullah Akhundzada, lideri i lëvizjes talebane në Afganistan, ka firmosur një dekret, i cili e bën të qartë për të gjithë zyrtarët se djemtë e tyre dhe persona të tjerë të familjes, të cilët janë punësuar në administrata, duket menjëherë të shkarkohen nga detyra.

Po ashtu, në të ardhshmen, nuk do të tolerohen lëvizje të tilla dhe do të etiketohen si të dënueshme.

Në radhët e talebanëve, që prej marrjes së tyre të pushtetit në verën e vitit 2021, kur amerikanët ikën përfundimisht nga Kabuli, ka pasur shkarkime të shumta ministrore apo administrative.

Në thelb të tyre, motivimi ka qenë punësimi nepotik i familjarëve, në struktura të ndryshme shtetërore.

Në bazë të dekretit të fundit të firmosur nga lideri taleban ndërkaq, është bërë e qartë se ka pasur pakënaqësi të mëdha për punësimet e djemve të ministrave dhe zyrtarëve të tjerë të lartë, në sektorët administrativë.

Eventualisht, e gjithë situata ngjan paradoksale, në çastin kur në të vërtetë është në fuqi një ligj, i cili i ndalon edhe gratë të punësohen në Afganistan.

Në bazë të të dhënave të fundit, i gjithë vendi po përballet me një krizë të madhe humanitare, ku shumica e aseteve qeveritare jashtë vendit janë ngrirë.

Po ashtu, edhe ndihmat nga vendet e huaja janë ndërprerë në shumicën e rasteve.

Gjithë kjo, pavarësisht faktit se Afganistani ndodhet mbi rezerva të mëdha të gazit natyror, bakrit dhe metaleve të tjerë me vlerë, të cilët mund të kenë vlerë deri në 1 trilion dollarë, sipas përllogaritjeve të përafërta nga ekspertët.

Mirëpo ato, mbeten të zbuluara, për shkak të mungesës së investimeve.