Biznes

Libra të vlefshëm për suksesin në biznes


E dini cila është e përbashkëta e njerëzve më të suksesshëm në biznes?

Mos mendoni paratë si përgjigje, por leximin. Kjo sepse shumica e njerëzve të suksesshëm e vlerësojnë atë, si një faktor në arritjet e tyre.

Njeriu më i pasur në botë sot, Elon Musk, dikur lexonte 10 orë çdo ditë, para se të rritej për t’u bërë drejtuesi ekzekutiv i kompanisë elektrike e automjeteve amerikane dhe e energjisë së pastër, Tesla. Ish- drejtori ekzekutiv i Microsoft, Bill Gates, lexon një libër të ri çdo javë.

Në një botë në ndryshim të vazhdueshëm, libri mund të jetë një mik i mirë në ndihmë të bizneseve për të përcjellë njohuritë, për të zhvilluar praktika të reja tek sipërmarrjet e produkteve dhe shërbimeve dhe për të motivuar dhe trajnuar stafin.

“Elon Musk”

Ky libër është “bestseller”, numër një i New York Times në fushën e biznesit. Libri numër një i botimeve të investimeve më të mira të Wall Stree Journal, NPR, Audible. Botimi më i shitur në vitin 2015 në Amazon dhe platforma më e madhe në botë e librit online. Kur të lexoni historinë e drejtuesit ekzekutiv të SpaceX dhe Tesla, çdo lexuesi do t’i velen krahasimet me Stive Jobs.

 

Baba i Pasur Babai i varfër” është një pikë fillestare për secilin që dëshiron të marrë kontroll mbi të ardhmen e tij financiare. Ky libër ka të bëjë me të mësuarit për të menduar si një miliarder. Edhe nëse mbani vetë 10%  të urtësië brenda këtyre faqeve do të keni ende nje goditje të mirë per t’u bërë milioner.

 “Jack Ma dhe Ali Baba”
Një biografi nga Yan Qicheng, e cila të lë me gojë hapur dhe inspiron secilin nga ne që të pamundurën ta bëjmë të mundur. Edhe pse Jack Ma kishte dështuar shumë herë në jetën e tij ai nuk u dorëzua dhe arriti ta ndërtojë kompaninë më të madhe dhe të njohur që quhet “Ali baba”.

“Zgjoni Gjigantin e Brendshëm”
“Zgjoni gjigantin e brendshëm” është një libër i cili paraqet në mënyrë të shkëlqyer një spektër të gjerë çështjesh dhe ofron këshilla shumë të vlefshme për ngritjen e aftësive.
Disa nga çështjet që shtjellohen është marrja nën kontroll e fatit tuaj mendor, emocional, fizik dhe financiar.

“Si Të Bëhesh Profesionist Në Shitje” është një udhëzues njohurish dhe aftësish. Në të janë përgjigjet e pyetjeve : Si të kemi sukses në profesionin tonë dhe në jetë? Çfarë është shitja në vetvete? Cilët janë faktorët/elementët e saj përbërës? Cilat janë cilësitë që përcaktojnë përsosmërinë në shitje? Cilat aftësi e veçojnë nga të tjerët shitësit e suksesshëm? Në ç’etapa zhvillohet ky proces? Çfarë duhet bërë për të rritur shanset për suksesin afatgjatë? /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore