
LG Display zbuloi një panel OLED të palosshëm 17” në CES në fillim të këtij viti dhe tashmë ka klientin e tij të parë – HP raporton The Elec.
LG gjithashtu furnizoi panelin 13.3” për Lenovo ThinkPad X1 Fold nga viti i kaluar.
Por prodhuesi i ekranit mund të ketë një klient edhe më të madh- Apple.
Mediumi korean shkruan se LG dhe Apple po punojnë së bashku për të zhvilluar një panel të ri që do të përdoret në një MacBook-iPad hibrid të palosshëm. Paneli do të përdorë xhami ultra të hollë (UTG).
LG thuhet se do të prodhojë 10,000 njësi. Ajo ka prodhuar tashmë 20,000 njësi të panelit për Lenovo, i cili është 13,3” i shpalosur dhe 6,2” i palosur (me rezolucion 2,048 x 1,536 px).
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Zgjerimi i BE-së është imperativ gjeopolitik për sigurinë, thotë Gjermania
-
Kosto të larta të marrëveshjes, Italia po mendon për video-konferenca për dëgjimet e emigrantëve
-
Ukraina “nuk do të tërhiqet” kundër Rusisë, pasi ajo kërkon mbështetjen e Perëndimit
-
Lajçak e informon Sarrazin-in për zhvillimet e fundit në dialog