Lezhё: Tentoi të kalonte 12 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 33-vjeçari

SHFLETO
Marinela Foti
15.09.2021 9:26
Loading Icons...

Njё person ёshtё vendosur nё pranga nё qytetin e Lezhёs, pasi u konstatua duke kaluar emigrantё tё paligjshёm drejt shteteve tё Bashkimit Evropian(BE).

Lajmin e bёnё tё ditur shёrbimet Njësisë Operacionale të Autostradës Milot-Morinë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Lezhë.

Sipas informacionit zyrtar tё policisё, një automjet furgon tip “Benz” po transportoheshin 12 emigrantё klandestinë drejt Kosovës.

I arrestuari ёshtё njё 33-vjeçar, me inicialet I.N. banues nё Fushё-Krujё.

Shtetasi I. N. është kapur në kushtet e flagrancës, nga shërbimet e Njësisë së Autostradës Milot-Morinë, në Skuraj, Kurbin.

I.N iu kishte premtuar atyre kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesёs, sipas njoftimit tё policisё.