Sport

Lewandowski thyen rekord të veçantë në Ligën e Kampionëve


Robert Lewandowski ka shënuar tre gola në ndeshjen e parë me fanellën e Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Polaku pati një paraqitje tejet të mirë në ndeshjen kundër Plzen (5:1), ku në fund u vlerësua me notën 10-të.

Por, më e veçanta e kësaj sfide ishte se ai tashmë ka thyer një rekord të veçantë në Champions.

Lewa u bë lojtari i parë në historinë e Ligës së Kampionëve që shënon “hat-trick” me tre klube të ndryshme.

Lewa shënoi “hat-trick” me fanellën e Dortmund-it, Bayern Munich-t dhe që në ndeshjen e parë e bëri këtë me Barcelonën.

Një tre-golësh e kishte shënuar me fanellën e Dortmund-it, tre me Bayern-in dhe tani i fundit vjen me fanellën e Barcelonës.

Kujtojmë që 34-vjeçari e nisi në mënyrë të shkëlqyer aventurën e tij në klubin spanjoll.

Që nga transferimi i kësaj vere, Lewa shënoi tetë gola në pesë ndeshjet e para me klubin e Barcelonës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore