Sport

Lewandowski: Tashmë dihet fituesi i Topit të Artë


Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, duket se tashmë e ka të qartë se kush do ta fitojë Topin e Artë në vitin e ardhshëm.

Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, Lewandowski ka thënë se Topin e Artë për vitin 2023 do ta fitojë Lionel Messi.

“Tpoi i Artë për vitin 2023? Sigurisht që do ta fitojë Leo Messi. Ai është në pozitën e parë. Fitimi i Kupës së Botës do të thotë shumë për fituesin e Topit të Artë”, tha fillimisht Lewa.

“Ai ka arritur gjithçka në futboll. Së fundmi e fitoi edhe trofeun e vetëm që i mungone. Leo është futbollisti më i mirë në botë”, tha sulmuesi i Barcelonës.

Kujtojmë që Messi shfaqi një paraqitje fantastike në Kupën e Botës, Katar 2022. Ai kontriboi me shtatë gola dhe tre asistime në shpalljen kampion bote të Argjentinës.

35-vjeçari gjithshtu po kalon në formë të mirë edhe me ekipin e tij, Paris Saint Germain. Në gjysmësezonin e parë, Messi ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar 14 asistime në 18 ndeshje në Ligue 1 dhe në Champions Leauge.

Ish-lojtari i Barcelonës deri më tani numëron shtatë Topa të Artë të fituar në karrierën e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore