Sport

Lewandowski kërkon transferimin te Real Madrid


Robert Lewandowski

Kampionati Evropian e Copa America kanë mbaruar dhe afati i transferimeve gjatë verës është i hapur, duke i lënë klubet më të mëdha të Evropës të transferojnë lojtarët që atyre ju nevojiten.

Robert Lewandowski po kërkon një ndërrim mes Real Madrid dhe Bayern Munich, pasi këta të fundit gjejnë një zëvendësim për të gjatë kësaj vere.

32-vjeçari ëndërron të luajë për Los Blancos, sipas gazetës AS. Kontrata e tij aktuale me Bayern skadon në vitin 2023 dhe klubi ka frikë se ai do të kërkojë të largohet vitin e ardhshëm.

Lewandowski shënoi 41 gola në Bundesliga sezonin e kaluar, duke thyer rekordin e Gerd Muller me 40 gola në një sezon kampionati.

Reprezentuesi polak gjithashtu shënoi dy herë për vendin e tij në Euro 2020, pavarësisht se u eliminuan në fazën e grupeve me një pikë.

Bayern po kërkon të marrë masa për të zëvendësuar sulmuesin, duke parë një lëvizje për 22-vjeçarin, Cody Gakpo nga PSV Eindhoven.

Edhe pse Gakpo luan kryesisht si një sulmues anësor, traineri i ri, Julian Nagelsmann e kërkon medoemos atë.

Anësori kishte paraqitjen e parë me Holandën në Euro 2020, i cili u fut në lojë nga banka rezervë kundër Maqedonisë së Veriut. Në ligën holandeze ai ka pasur 65 paraqitje, ku ishte përfshirë në 29 gola.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore