Lajme

Letra e Osmanit, Konjufcës, Kurtit – Haradinaj: Marrje e pastër e obligimit për zbatimin e Asociacionit


Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndërsa ka komentuar letrën e krerëve institucional dërguar raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, ka potencuar se ky zotim i Vjosa Osmanit, Glauk Konjufcës e Albin Kurti, ka qenë marrje e pastër e obligimit për zbatimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Letra e tre udhëheqësve institucional ishte pastër marrje e obligimit për zbatim të Asociacionit”, potencoi Haradinaj në një prononcim për media.

I pyetur për rolin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Haradinaj tha se ndikimi i saj në politikë është e papërfillshme.

“Ne kemi vetëm një pushtet, ai është Kurti dhe të gjithë të tjerët janë staf i tij”, potencoi ai.

Kosova, më 27 mars, kaloi edhe një pengesë drejt rrugës së saj për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ku aplikoi në maj të vitit 2022.

Votimi i 27 marsit erdhi edhe pas një zotimi që krerët institucional të shtetit i kishin dhënë diplomates greke lidhur me opinionin e saj.

Vjosa Osmani, Glauk Konjufca e Albin Kurti ishin zotuar se do t’i respektojnë të gjitha nenet e Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Osmani, Kurti e Konjufca me strategji të dyfishtë – para ndërkombëtarëve zotohen për Asociacionin, para elektoratit e mohojnë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore