
Pele, i cili ndodhet në spitalin Albert Einstein në qytetin e Sao Paulo që prej 29 nëntorit, ka shkruar një mesazh në Instagram ku ka reflektuar humbjen e Brazilit ndaj Kroacisë në Botërorin e Katarit.
Pele pranoi se goditja ishte e rëndë, por ndau edhe një mesazh optimizmi.
“Hapat mbrapa nuk janë më të dhimbshme se ato të kujtdo tjetër në jetë, megjithatë ato gjykohen nga shumë njerëz, a nuk mendoni?” ai filloi.
“Pavarësisht dhimbjes që ndjemë me eliminimin tonë në Kupën e Botës, u kërkoj brazilianëve të kujtojnë se çfarë na shtyu të kishim pesë yjet e parë në gjoks. Është dashuria ajo që na bën të ecim përpara”.
“E di që ju ende po ëndërroni për yllin e gjashtë, si unë kur isha fëmijë. Pushtimi ynë vetëm është shtyrë”.
View this post on Instagram
Kujtojmë se Brazili u eliminua në çerekfinale nga Kroacia, ku këta të fundit fituan në penallti.
Brazilianët ishin një ndër favoritët kryesorë të këtij turneu, por botërori për ta nuk përfundoi sic pritej, pasi u befasuan nga kroatët, të cilët humbën në gjysmëfinale kundër Argjentinës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com