Euro 2020

Leon Goretzka do të humb ndeshjen e parë në Euro 2020


Leon Goretzka pritet të humb ndeshjen e parë me Kombëtaren e Gjermanisë për shkak dëmtimi.

Mesfushori i Bayern Munich-ut do të mungojë në ndeshjen e 15 qershorit përballë Kombëtares së Francës.

Ai nuk është shëruar ende nga dëmtimi i muskujve që ka pësuar rreth një muaj më parë, në ndeshjen e Bundesligës kundër Borussia Monchengladbach-ut.

“Leon Goretzka nuk mori pjesë në stërvitjen e ekipit”, tha tekniku Joachim Low, në konferencën për shtyp ditën e diel.

“Ai ka të ngjarë të ketë nevojë për disa ditë të tjera dhe ndoshta nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e parë”, shtoi ai.

Por, përpara ndeshjes me Francën në Euro 2020, gjermanët do të përballen në miqësoren e fundit, me Kombëtaren e Letonisë ditën e hënë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore