Shëndet

Lëngjet e tepërta: Me cilat ushqime duhet pasur kujdes


Ushqimet tepër të kripura nuk janë aspak të dëshirueshme sepse kripa ruan lëngjet në trup.

Lëngu në organizëm, na nevojitet për funksionimin normal të përditshëm.

Megjithatë, ushqimet që nxisin mbajtjen e lëngjeve në trup, duhet të konsumohen në mënyrë të kontrolluar.

Kur hani ndonjë ushqim, është thelbësore të dini se sa lëngje përmban dhe si do të ndikojë në trupin tuaj.

Sado që kripa përmirëson shijen e ushqimit, ajo mund të ketë një efekt të dëmshëm në organizëm.

Ushqimet tepër të kripura nuk janë aspak të dëshirueshme sepse kripa ruan lëngjet në trup. Prandaj ndodh edhe problemi i veshkave, ënjtja poshtë syve dhe fryrja.

Kurse produktet e qumështit preferohet të konsumohen në sasi më të vogla për shkak se trupi juaj nuk ka enzima për t’i tretur ato, më saktë, laktoza (sheqeri i qumështit) mund të jetë problem për ju.

Kjo është arsyeja pse produktet e qumështit duhet të jenë të moderuara në tryezën tuaj.

Edhe mollët mund të jenë problem. Nutricionistët këshillojnë një deri në dy në ditë sepse edhe mollët ndikojnë në mbajtjen e lëngjeve në trup.

Lakra, brokoli, bizelet dhe lulelakra përmbajnë sheqerna që janë të vështira për t’u tretur dhe për të mbajtur lëngje. Prandaj edhe këto ushqime duhen konsumuar me moderim.

Fasulet përmbajnë 21 aminoacide dhe 24 janë të nevojshme për funksionimin e përditshëm normal të organizmit.

Kjo është një arsye e mjaftueshme për t’i përfshirë fasulet në menunë tuaj një herë në javë.

Nuk rekomandohet shtimi i sodës së bukës (është laksativ) sepse shkatërron sasi të mëdha të vitaminave B, të cilat i përmbajnë fasulet.

Duhet të dini gjithashtu se fasulet përmbajnë sheqer të vështirë për t’u tretur, ndaj nuk rekomandohet përdorimi i shpeshtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore