Euro 2020

Lëndohet Ousmane Dembele, mbyll para kohe Evropianin


Lëndimi i Ousmane Dembele, në ndeshjen kundër Hungarisë

Futbollisti i kombëtares së Francës, Ousmane Dembele, ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Hungarisë, që praktikisht, do ta mbyll Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Dembele, u inkuadrua në lojë ndaj Hungarisë, në minutën e 57-të, mirëpo pak minuta nga fundi i ndeshjes, francezit iu desh që ta lërë fushën për shkak të një tërheqje muskulore.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Francës, të cilët njoftuan se trajneri Deschamps i dha leje futbollistit që të largohet para kohe nga grumbullimi i kombëtares dhe të nisë pushimet e rikuperimin nga dëmtimi.

Sipas njoftimit të stafit mjekësor, Dembele pritet të mungojë nga një deri në dy muaj.

Futbollisti i Barcelonës, ka luajtur vetëm këto 30 minuta ndaj Hungarisë, pasi që në ndeshjen e parë ndaj Gjermanisë, ai u inkuadrua në lojë, vetëm në minutën e katër shtesë.

Derisa, ai është pjesë e kombëtares “gjelave”, që nga viti 2016, me të cilët ka realizuar 27 paraqitje, duke shënuar katër gola.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore