Dy të lënduar kanë mbetur nga një aksident komunikacioni i cili ka ndodhur ndërmjet dy veturave në Korreticë të Lartë afër Kronit të Mbrotit.
Një aksident komunikacioni ka ndodhur ndërmjet dy veturave në Korreticë të Lartë afër vendit të quajtur Kroit të Mbretit.
Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Raportohet se deri në këtë fazë janë lënduar dy persona, zjarrfikësit dhe autoambulanca janë në vend ngjarje. Gjithashtu disa dëme materiale raportohet të jenë shkaktuar nga një automjet tjetër i tipit Polo i cili në atë lokacion ka godit auto ambulancën nga mbrapa”.
Tutje, Hoxha ka sqaruar rrethanat e ngjarjes.
“Dyshohet se vetura BMË duke lëvizur në drejtim të Prishtinës ka humbur drejtimin dhe kalon barrierat në mes të rrugës kalon në shiritin e rrugës me drejtim të Pejës ku godet veturën Smart në drejtim të lëvizjes Prishtinë-Pejë”, ka thënë Hoxha.
Ai tutje ka apeluar sërish tek shoferët që të respektohen rregullat.
“Ne në vazhdimësi kemi kërkuar dhe po kërkojmë nga vozitësit respektimin e rregullave dhe shenjave të trafikut, në veçanti ato të kufizimit të shpejtësisë”.
“Po ndërmerren dhe do të ndërmerren masa aktive ligjore nga Policia me qëllim që të shmangen aksidente në trafik që shpesh përveç dëmeve materiale po përfundojnë edhe me pasoja njerëzore”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi