Sport

Lëndohen Calhanoglu dhe Barella


Te Inter-i ka shqetësëime për dy futbollistët e mesfushës, Nicolo Barella-n dhe Hakan Calhanoglu-n.

Dyshja titullare, siç duket u dëmtuan në ndeshjen e fundit të tyre, ku zikaltrit barazuan me rezultat 2:2 në udhëtim te Monza.

Shqetësimet më të madh po shkakton Calhanoglu, i cili bëri thirrje që të zëvendësohet menjëherë.

Sipas raporteve fillestare nga “Sky Sport Italia”, mesfushori turk po luftonte me një problem në ijë teksa i hapi rrugë Kristjan Asllanit.

Vetëm pak minuta më vonë, Barella u pa duke u larguar nga fusha, i zëvendësuar nga Roberto Gagliardini .

Është një shqetësim për trajnerin e Inter-it, Simone Inzaghi-n, veçanërisht përpara një liste të mbushur me ndeshje, pasi Inter-i duhet të luajë me Parma-n në Kupën e Italisë të martën në mbrëmje.

Pastaj është Hellas Verona në Serie A të shtunën e ardhshme përpara ndeshjes së Superkupës së Italisë me rivalët Milan-it më 18 janar.

Marcelo Brozovic është tashmë në tryezën e trajtimit me një dëmtim në kofshë dhe për këtë arsye Inzaghi ka mundësi të kufizuara në mesfushë.

Mirëpo, kjo do të jetë një mundësi e mirë për mesfushorin kuqezi, Kristjan Asllanin, që të tregojë vlerat e tij për ta fituar një vend në formacionin titullar te nënkampionët e Italisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore