23 vjeçarja që është lënduar pas rënies së kulmit të ndërtesës së Komunës së re të Prishtinës, është duke vazhduar trajtimin në Mjekimin Intensiv Qendror (MIQ), gjendja e saj vazhdon të jetë e renduar për shkak të lëndimeve serioze që ka marrë.
Shefi i repartit intensiv në QKUK, Shaqir Uka, në një bisedë për Albanian Post ka sqaruar se ajo po vazhdon të mbahet në aparaturë.
“Pacientja po vazhdon të mbahet me barna e lidhur përmes aparaturës mjekësore, kjo pasi që lëndimet vazhdojnë të jenë serioze”, ka thënë Uka për AP.
“Lëndimet i ka kryesisht në regjionin e kokës, gjakderdhje në regjionin e indidit trunor. Kjo ka qenë edhe arsyeja përse i është nënshtruar intervenimit kirurgjik”.
Tutje ai ka sqaruar edhe lëndimet e tjera që ka pranuar pacientja.
“Ka edhe lëndime të një unaze të pjesës së qafës dhe dy unazave të pjesës torakale, gjegjësisht pjesës së gjoksit. Ka edhe një lëndim të kockës së dorës së djathtë. Janë duke u kryer ekzaminimet shtesë, analizat laboratorike dhe pritet që në orët e ardhshme të bëhet vlerësimi definitiv”.
Uka, pohoi se pacienten e kanë pranuar mbrëmë në Mjekimin Intensiv Qendror.
“Pacientja është në Mjekim Intensiv Qendror, e kemi pranuar mbrëmë pas orës 23:00, pasi ka përfunduar operimin kirurgjik për shkak të lëndimeve që ka pësuar nga ky rast”.
Të enjten, pacientja fillimisht ishte dërguar në Emergjencë.
Edhe drejtori i Emergjencës, Naser Syla, në një bisedë për Albanian Post kishte thënë se pacientja ka marrë lëndime të rënda.
“Stabile është, por gjendjen e ka të rëndë pasi që lëndimet kanë qenë shumë të rënda. Lëndimet i ka marrë në kokë dhe në trup”, tha Syla për AP.
Një person është lënduar pas rënies së kulmit të ndërtesës së Komunës së re të Prishtinës, të enjten e 19 janarit.
Lajmin për Albanian Post e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën “Nora e Hotit” në Prishtinë, një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti”.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, femër, e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci për AP.
Ndërsa, ka shtuar se policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat që dërguan deri tek ky rast.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin
-
Vulin e quan Putinin “udhëheqës të madh”, kërkon mos anëtarësim të Serbisë në BE nëse kërkohet njohja e Kosovës
-
Osmani për punësimin e vëllait të saj në BQK: Ka përvojë mbi 15 vjeçare, është i shkolluar – s’është analfabet
-
Staroviç: Masat e Serbisë për Kosovën nisin në nëntor – shkaktari i vetëm i kësaj situate jonormale është Kurti
Lajmet kryesore
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
Arrestohet autori i plagosjes së dyfishtë në Malësi të Madhe, pas aksionit të RENEA-s
-
Sunday Times: SHBA-të nuk e autorizojnë përdorimin e armëve me rreze të gjatë pa dëgjuar “planin e fitores” së Zelenskyt
-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin