Aplikacione

Lëkundjet e rrjetit social OnlyFans


OnlyFans, i njohur si një rrjet social abonimi ku krijuesit e përmbajtjes të çdo lloji mund të ngarkojnë përmbajtje për ndjekësit e vet, në realitet ai bazohet kryesisht në përmbajtje seksuale.

Agjencia e lajmeve, “The Guardian”, tregon se fokusi ndaj këtij fenomeni u rrit gjatë pandemisë kur gjithnjë e më shumë përdorues kaluan kohën e lirë në internet.

Kjo tërhoqi afro një milion përdorues përqark tij, por rrjeti ndryshoi rrjedhë papritmas. OnlyFans njoftoi se do të ndalonte përmbajtjet seksuale eksplicite.

Disa vëzhgues pranuan pretendimin e kompanisë se masa u detyrua nga bankat që refuzonin të punonin me platformën në formën e saj aktuale.

Kurse të tjerë pyesnin veten nëse ishte e nxitur nga një lojë afatgjatë që kishte më shumë para dhe siguri për të gjetur në rryma kryesore.

Sido që të jetë, punonjësit e seksit që kanë krijuar ndjekës në këtë faqe dhe mbështeten në të për të ardhura, e kanë protestuar këtë lëvizje.

Mirëpo, nuk u mbyll me kaq. OnlyFans njoftoi se pasi siguroi garanci nga partnerët e saj bankar se do të ishte në gjendje të vazhdonte të funksiononte, kishte pezulluar vendimin e saj të mëparshëm.

Kompania deklaroi se “do të vazhdonte të siguronte një shtëpi për të gjithë krijuesit”.

Megjithatë, shumë nga përdoruesit e faqes janë në dilemë se rrjeti ende synon të largohet nga përmbajtja seksuale. Kjo lidhur me një plan në të ardhmen.

Ndërkohë, ka shumë që kanë një kundërshtim më themelor, duke pretenduar se faqja e internetit ka mbrojtje joadekuate për përdoruesit e saj ose për të ndaluar publikimin e përmbajtjes ilegale.

Kështu, “The Guardian” ka komunikuar me Bea Dux, një krijuese e përmbajtjes në OnlyFans, e cila po largohet nga platforma si rezultat i sagës.

“Ne jemi vazhdimisht të shfrytëzuara për atë që jemi në gjendje t’i sjellim kompanive”, ka pohuar ajo.

Gjithashtu ka shtuar se “herë pas here punonjësit e seksit do të ndërtojnë një platformë dhe sapo të jetë mjaft e madhe për të sjellë njerëz të tjerë dhe të famshëm, këta punonjës goditen”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore