Shqipëria

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, me magnitudë 3.2 Rihter


Një tërmet i magnitudës 3.2 i shkallës Rihter është regjistruar në Shqipëri në orët e mesditës të 1 janarit.

Epiqendra ishte 44 kilometra në verilindje të Tiranës dhe 7 kilometra në verilindje të Bulqizës, me thellësi 2 kilometra.

Sipas Qendrës Sizmiologjike për Evropën dhe Mesdheun EMSC, tërmeti është regjistruar në orën 12:29 me atë lokale të Shqipërisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore