Sport

Leipzig-u multietnik që po tenton të rrëzojë perandorinë e Bayern-it në Bundesligë


Skuadra e Leipzig-ut është duke zhvilluar një sezon shumë të mirë, si në Bundesligë ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, ku janë në fazën e 1/16, ndonëse e humbën sfidën e parë përballë Liverpool-it, 0-2. Ekipi i Julian Nagelsmann-it është gati të thyejë hegjemoninë e Bayern Munich-ut në Bundesligë, ku pas 22 javësh ndodhet vetëm dy pikë larg bavarezëve.

Leipzig-u së paku në katër vitet e fundit ja ka dalë disi të jetë një rival i denjtë i Bayern-it, por pa mundur të rrëmbejë trofeun. Sezoni 2016/17 ishte më i miri për ta, duke u renditur në vendin e dytë të kampionatit.

Në dy sezonet e fundit janë renditur në vendin e tretë pas Bayern-it dhe Borussia Dortmund-it. Sezoni aktual e gjen skuadrën e Nagelsmann-it të etur për të thyer perandorinë që bavarezët kanë ngritur prej tetë vitesh.

E veçanta e Leipzig-ut është se përveçse një ekip që është krijuar në vitin 2009, vetëm 11-vjeç dhe ka ngjitur një nga një, vit pas viti, kategoritë e futbollit gjerman është ekip që prodhon futboll tërheqës dhe gjithashtu është i mbushur me lojtarë të etnive të ndryshme.

Natyrisht që dominojnë lojtarët me kombësi gjermane. Nga totali janë shtatë futbollist vendas, përkatësisht Philipp Tschauner-i, Lukas Klostermann-i, Marcel Halstenberg-u, Benjamin Henrichs-i, Lazar Samardzic-i, Joscha Wosz-i dhe Fabrice Hartmann-i.

Pas gjermanëve, vijnë lojtarët me kombësi franceze si, Dayot Upamecano, Ibrahima Konate, Nordi Mukiele dhe Christopher Nkunku.

Spanja është pasardhëse në list, që përfaqësohet nga: Hugo Novoa, Dani Olmo, Angelino dhe Josep Martinez-i. Hungaria përfaqësohet me Peter Gulasci-n, Willi Orban-in dhe Dominik Szoboszlai-n.

Më pas vijnë austriakët, Marcel Sabitzer-i dhe Konrad Laimer-i. Lojtarët e tjerë vijnë përkatësisht, Hee-chan Hwang-u nga Japonia, Alexandr Sorloth-i nga Norvegjia, Yussuf Poulsen-i nga Danimarka, Emil Frosberg-u nga Suedi, Justin Kluivert-i nga Holanda, Kevin Kampl-i nga Sllovenia, Amadou Haidara nga Mali dhe Tyler Adams-i nga SHBA.

Gjithashtu disa prej lojtarëve të mësipërm kanë edhe nënshtetësi të dyfishtë si ajo e Kongos, Guinea-Bisaut, Tanzanisë dhe Surinamit.

Leipzig-u është një ekip multietnik, por kjo nuk i ka penguar lojtarët të prodhojnë futboll të bukur, tërheqës dhe të fitojnë zemrat e fansave të futbollit, se si një ekip kaq i ri, po bëhet ndër klubet më të mëdha në Europë, duke synuar si në Ligën e Kampionëve ashtu edhe në Bundesligë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore