Sport

Leipzig triufmon ndaj Dortmundit


Leipzig ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në javën e 14 të Bundesliga-s në “Signal Iduna Park” ndaj Borussia Dortmund-it në shifrat 2-3.

Loja filloi mirë për miqtë të cilët gjetën golin me Lois Opena-n në minutën e 14, pavarësisht se VAR e anuloi.

Megjithatë, VAR do u vinte në ndihmë miqëve një minutë më vonë teksa Matts Hummels do të përjashtohej nga loja me karton të kuq.

Miqtë do të ishin sërish me fat, teksa në minutën e 32 do të kalonin në avantazh falë autogolit të Ramy Bensebaini-t.

Dortmund-i reagoi në minutën e gjashtë shtesë të pjesës së parë duke barazuar shifrat në 1-1 me golin e Niklas Sule.

Me fillimin e pjesës së dytë, Leipzig do të gjente golin e avantazhit shumë shpejt. Në minutën e 54, Christoph Baumgartner realizoi për 1-2.

Yussuf Poulsen shënoi për miqtë në minutën e parë shtesë duke i çuar shifrat në 1-3.

Dortmund do të realizonte një gol të vonë me Niklas Fullkrug, i cili nuk mjaftoi për të ndryshuar fatet e lojës.

Me fitoren e arritur, Leipzig shkon në kuotën e 29 pikëve dhe në vendin e katërt në renditjen e Bundesliga-s. Dortmund qëndron një vend më posht dhe më 25 pike.

Më herët në Bundesliga u luajtën takimet:

Heidenheim 3-2 Darmstadt

Union Berlin 3-1 Borussia Monchengladbach

Eintracht Frankfurt 5-1 Bayern Munich

Bremen 2-0 Augsburg

Wolfsburg 0-1 Freiburg

Eintracht shpartallon Bayern Munichun

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore