Sport

Leipzig fiton konkurrencën me Bayern-in dhe Dortmund-in, transferon mesfushorin e Hoffenheim-it


Red Bull Leipzig ka fituar konkurrencën e Bayern Munich-ut dhe Borussia Dortmund-it, duke nënshkruar me futbollistin e Hoffenheim-it, David Raum.

Për mesfushorin gjerman kishin shfaqur interes edhe dy gjigandët e Bundesliga-s për ta transferuar, por skuadra e Red Bull-it në fund fitoi konkurrencën, duke e transferuar gjatë ditës së sotme.

Transferimi i mesfushorit 24-vjeçar i ka kushtuar Leipzig-ut 26 milionë euro, derisa ata kanë firmosur kontratë pesë-vjeçare.

Një përforcim fantastik për trajnerin Tedesco, pasi Raum luan mirë me të dy këmbët dhe në raste të caktuara mund të aktivizohet edhe si mbrojtës i djathtë.

Kujtojmë që Raum është edhe pjesë e kombëtares së Gjermanisë, i cili deri më tani numëron nëntë ndeshje zyrtare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore