Lajme

Lehtësohen masat anti-COVID në Kosovë


Ilustrim

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e saj të shtunën e 30 prillit, ka vendosur për lehtësimin e masave ekzistuese anti-COVID.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka njoftuar se situata epidemiologjike në Kosovë është stabile dhe për këtë arsye ka propozuar lehtësimin e masava kudër pandemisë COVID-19.

Ndonëse ende nuk dihen se cilat nga masat do të lehtësohen, ministri i Shëndetësisë, ka kërkuar nga kabineti qeveritar që të votojnë për lehtësimin e masave të përgjithshme të vendosura kundër COVID-19.

Në anën tjetër, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me këtë rast ka thënë se situata epidemiologjike me koronavirus është stabile, prandaj edhe është rekomanduar lehtësimi i masave.

“Situata epidemiologjike me COVID-19 është stabile, me c’rast rekomandojnë lehtësimin e masave ekzistuese”, ka thënë Kurti duke shtuar se me këtë lehtësohet jeta e qytetarëve të Kosovës në shumë aspekte.

Gjatë mbledhjes Qeveria e Kosovës, gjithashtu ka miratuar edhe kërkesën e ministrit të Shëndetësisë në, për plotësim-ndryshimin e udhëzimit administrativ për licencimin e profesionistëve të huaj shëndetësor për nevoja të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Latifi, gjatë mbledhjes potencoi, se me këtë vendim mundësohet të ofrohet më shpejtë edhe licencimi i profesionistëve shëndetësore që vijnë nga Lugina e Preshevës.

“Konsiderojmë se është e nevojshme dhe e domosdoshme që të nxirret plotësim-ndryshimi i udhëzimit administrativ për licencimin profesionistëve të huaj shëndetësorë, duke tejkaluar proceduarat që përcaktohen me rregullore. Në udhëzimin administrativ për licencimin e profesionisteve të huaj shëndetësorë janë fuqizuar dispozitat e udhëzimit administrativ, po ashtu me këtë vendim mundësohet të ofrohet më shpejtë edhe licencimi i profesionistëve shëndetësorë që vijnë nga Lugina e Preshevës”, tha Latifi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore