Leao ka dy kërkesa për ta rinovuar kontratën me Milan-in

SHFLETO
albanianpost
05.09.2022 12:21
Loading Icons...

Te Milan-i janë duke punuar për rinovimin e kontratës së yllit të tyre, Rafael Leao.

Portugezit i skadon kontrata në verën e vitit 2024 dhe kuqezinjtë dëshirojnë që ta zgjasin atë deri në vitin 2027.

Por, për rinovimin e kontratës, agjenti i futbollistit, Jorge Mendes, ka dy kërkesa.

Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, Mendes ka kërkuar që Milan-i ta paguajë një kompensim prej rreth 10 milionë euro te skuadra e Sporting-ut së bashku me atë të Lille.

Dhe kërkesa e tjetër është që paga e Leao-s të përmirësohet ndjeshëm.

23-vjeçari i lindur në Almada aktualisht përfiton një pagë prej 1.5 milionë euro neto në sezon.

Mediat italiane theksuan se Milan-i i ofroi atij një pagë prej 6 milionë euro, por portugezi refuzoi duke kërkuar 7.5 milionë euro në vit.

Pra 1.5 milionë euro diferenca mes ofertës dhe kërkesës, ku mediat italiane shkruajnë se pritet që portugezit t’i plotësohet dëshira nga pronarët e rinj të kampionëve të Italisë, sidomos duke ditur rëndësinë që ka Leao.

Ai shkëlqeu në derbin “Della Madonina” që Milan-i e mposhti Inter-in të shtunën e kaluar, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë një asistim.

Me këtë paraqitje, Leao arriti shifrën e tre golave dhe dy asistimeve në pesë ndeshjet e para të sezonit me fanellën kuqezi.

Kujtojmë që portugezi është pjesë e kuqezinjve që nga vera e vitit 2019, kur u transferua nga Lille për 29 milionë euro.

Deri më tani, Leao numëron 120 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Milan-it, prej të cilave ka shënuar 30 gola dhe ka dhuruar 23 asistime.