
Libri që bëri xhiron e botës duke lëvruar në ballinat e “The Guardian”, “The Times” apo “Financial Times”, i autores dhe mendimtares shqiptare Lea Ypi, kësaj radhe vjen në shqip me titull “Të lirë – Të rritesh në fund të historisë”.
Të pranishëm në promovimin e librit ishin edhe personazhet e librit – familjarët e Leas – të cilët luajnë dhe mbajnë peshën kryesore të narrativës ndajshtuar eseve filozofike.
Ceremonia u mbajt në premisat e vilës së ish-diktatorit shqiptar Enver Hoxha, në një nga sallat e pritjes, të cilën Lea e konsideroi kurorëzimin e një ëndrre.
“Gjithmonë kam dashur të kisha një objekt që të më kujtonte Enver Hoxhën në shtëpi, mesa duket erdhi mundësia që të bëj promovimin e këtij libri pikërisht në shtëpinë e tij”, satirizoi e buzëqeshur Ypi referuar zgjedhjes së kësaj rezidence.
Ceremonia
Botuesja Arlinda Dudaj u shfaq e lumtur në atë që ajo e quajti – promovim të një figure intelektuale, e cila me librin e saj, po korr suksese të njëpasnjëshme.
Drejtori i Bibliotekës Kombetare, Piro Misha, mbajti një referim të shkurtër lidhur me kapërcimet e forta që autorja e librit bën në dy faza të rëndësishme.
Misha kujtoi momentin kur Ypi në një moshe fare të vogël tronditej pasi gjendej përballë statujës pa kokë të Stalinit në qytetin e saj të lindjes, Durrësit.
Apo asaj që përbën dhe kthesën më të fortë të tregimit. Momentit kur Lea mëson se familja e saj ka qenë “me biografi të keqe”.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e konsideroi një hakmarrje gjeneratash librin e Ypit dhe me shaka i rekomandoi Leas të konsiderojë edhe një karrierë si “stand-up comedian”.
Mes kureshtarëve dhe atyre që janë njohur me letrën dhe fjalën e Ypit, kishte dhe personalitete të diplomacive të ndryshme si ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, ambasadori britanik, Alastair King-Smith dhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca.
Ftesës së Ypit i ishin përgjigjur dhe krerët qeveritarë, si kryeministri Edi Rama, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Barazia dhe liria
Kur bien kundërshtitë ndaj ideologjive, njësoj siç Shqipëria nuk e gjeti zërin e vërtetë politik post-komunist, krejt natyrshëm ngrihet dhe koncepti i fundit të historisë.
Shqipëria u bë shtëpia e këtyre ideve iliberale që nuk gjejnë universalitet në një komb që ende nuk e dinte se çfarë ishte komunizmi dhe roli i Stalini-t tek Enver Hoxha si Hegel-i tek Kojeve.
Në narrativën e rritjes së autores Ypi në Tiranë, Hoxha si ish-diktator nuk jetonte më.
Por, ai ende mbizotëronte mbi jetën e njerëzve të tij.
Statuja e Stalin-it bëhet objekt i parë nominal midis trupit artistik dhe kokës së fryrë si dandelion.
Njësoj si Shqipëria komuniste, e cila përcaktoi rrugën e saj, duke u bërë aleate dhe më pas duke u prishur me Jugosllavinë, Bashkimin Sovjetik dhe më pas Kinën, Ypi nuk po dakordësohej me veprimet e orvatjet e shumë prej bashkëkohësve të saj.
Gjuha dhe politika
Kur u mendua se e keqja ishte prapa krahëve, Ypi mbeti me krahët ngërthyer kah leximit e shkrimit.
Arsyeja ishte ardhja e paralajmëruar e një konflikti post-ideologjik, që kulmoi me avullimin e plotë të shtetit në vitin 1997.
Këto ngjarje përcaktuan dhe fatet e jetës së Ypit, e cila pikënisi një rrugëtim ende prodhimtar të dijes ndajshtuar eksperiencës dhe sprovave medituese – në mendim dhe aq sa mbetet ndjesi.
Ndarja e madhe midis gjuhës së koduar të prindërve dhe të afërmve të saj për “të burgosurit politikë” ishte hapi i parë i një kuptimi të ri dialektik në jetën e saj – bashkëngjitur ndryshimeve që po pësonte Shqipëria.
Prindërit e saj refuzuan socializmin, sepse e barazuan atë me “mohimin e asaj që ata donin të ishin”.
Për Ypin, liberalizmi barazohet “me premtimet e thyera, shkatërrimin e solidaritetit, të drejtën për të trashëguar privilegjin, duke mbyllur një sy para padrejtësisë”.
Duke mbetur në gërmadha, sistemet mund të ndryshojnë, edhe pse historia duhet rimenduar përmes mundësisë së takimit me të – muret dhe bunkerët nuk flasin, por dëshmojnë – dhe përgjigjes ndaj së kaluarës.
Pasazhe nga libri
“Në Shqipërinë komuniste të viteve 1980, disa objekte kishin peshë të jashtëzakonshme. Merrni një kanaçe Coca-Cola. Këto ishin aq të rralla sa njerëzit blinin kanaçe të përdorura dhe të zbrazëta për t’i ripërdorur si stoli të çmuara për xhamat e tyre. Një gur mund të zinte vendin tuaj në radhën e bukës ndërsa prisni në radhën e qumështit, por nëse nuk do ta kthenit në kohë, do të hidhej tutje, papritmas do t’i hiqej funksioni i tij”.
“Në Galerinë Kombëtare të Tiranës është një Lenin me krahë të thyer, disa Stalinë dhe një Enver Hoxha me hundë të thyer”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Princi William mbështetës ndaj personave që kanë humbur njerëzit e zemrës
-
Britney Spears refuzon intervistat në prag të botimit të librit të parë “The Woman in Me”
-
Ariana Grande dhe të famshëm të tjerë nënshkruajnë një letër të hapur duke denoncuar ndalimin e librave
-
Bashkëthemeluesi i Rolling Stone, Wenner largohet nga udhëheqja e “Rock Hall” pas komenteve të diskutueshme
Lajmet kryesore
-
Qeveria e Kosovës: I bëjmë thirrje Vuçiç-it të tërheqë trupat ushtarake nga vija kufitare me Kosovën
-
Shqipëria përfundon mandatin e fundit të presidencës së KS-së, Hasani: Krenar për drejtimin
-
A mund t’i mbijetojë Evropa një mandati të dytë të Donald Trump-it
-
Policia sekuestron tjetër arsenal armësh në Zveçan