Kosova

LDK po punon që të dalë partia e parë – aleancat pas zgjedhjeve parlamentare


Ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës po punon që të dalë si partia e parë politike nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Kështu të paktën ka bërë të ditur anëtari i kryesisë së LDK-së, Alush Gashi, në një intervistë për Zërin e Amerikës.

“Ne jemi të gatshëm për zgjedhje. Ne besojmë se i ofrojmë Kosovës një qeverisje profesionale, të besusheme dhe me një punë shumë transparente. Besoj se qytetarët në këto tre vite e e kanë parë se si zhvillohet jeta, nëse në pozitat kyçe nuk ka profesionistë të mirë. Lidhja Demokratike e Kosovës e garanton një qeverisje të mirë, garanton raporte korrekte vendore dhe ndërkombëtare dhe besoj që nën udhëheqjen tonë do të kontribuojmë, përveç stabilitetit të brendshëm, edhe në atë jashtëm”.

Gashi ndër të tjera ka deklaruar se kjo parti do të shqyrtojë vetëm aleanca paszgjedhore.

Gashi ka thënë se të gjitha organizimet do të bëhen pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve, duke e ditur se një parti e vetme është vështirë ta formojë qeverinë.

“Në tre vitet e fundit ajo ka punuar në mënyrë intensive në të gjitha nivelet, duke zhvilluar qindra takime me qytetarë në mbarë vendin, takime me organizatat joqeveritare, udhëheqës të bizneseve, studentë, ekspertët më të mirë të vendit. LDK-ja gjithashtu është angazhuar për fuqizimin e gruas dhe për t’i dhënë hapësirë forumit të rinisë demokratike”, ka shtuar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore