Kosova

LDK po hyn në zgjedhje me ekip të ri, program të ri dhe ide të reja, thotë Abdixhiku


Jonathan Hargreaves dhe Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, të mërkurën ka takuar ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, ku me ç’rast njëra ndër temat e diskutuara ka qenë edhe zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025.

“E njoftova ambasadorin mbi përgatitjet tona për zgjedhjet e 9 shkurtit, programin tonë politik ‘Rruga e Re’ dhe fokusin tonë elektoral në politika zhvillimore e projekte që kanë rëndësi e peshë njëmend për qytetarët në vend”, shkroi Abdixhiku pas takimit në platformën sociale, Facebook.

LDK, sipas tij, po hyn në zgjedhje me ekip të ri, program të ri, ide të reja.

“Mbi të gjitha me entuziazëm të unitetit e me shpresë për të ardhmen e vendit”.

Abdixhiku ka njoftuar se gjatë takimit ka theksuar rëndësinë e “mbështetjes ndërkombëtare për stabilitetin dhe zhvillimin demokratik të Kosovës”.

“Në veçanti në përballje me kundërshtarët e shtetësisë sonë. Mbretëria e Bashkuar ka qenë dhe mbetet aleat i ngushtë i yni në këtë drejtim. Për këtë, ne dhe populli i Kosovës mbesin mirënjohës përherë”, shtoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore