Një video në “Facebook” e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shkaktuar përplasjen e radhës mes zyrtarëve të LDK-së në opozitë dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në pushtet – përderisa LDK-ja ka thënë se “korridori i turizmit” në Istog është projekt i tyre, zyrtarë të LVV-së kanë insistuar se ai është një ndër investimet kryesore të qeverisë.
Komuna e Istogut udhëhiqet nga Ilir Ferati i LDK-së. Për këtë arsye, derisa ka reklamuar qeverisjen e LDK-së në nivel lokal, kreu i LDK-së ka akuzuar pushtetin për keqqeverisje në nivel qendror: “Dhe për këso politika e këso projekte ka nevojë vendi ynë. Temat e tjera të thata, përplot mllef e urrejtje, sharje e përplasje, po mbajnë shtetin e shoqërinë peng – tash e katër vjet”.
Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, derisa ka reaguar në “Facebook” për rrugën e re në Bjeshkën e Moknës, ka thënë se ajo “nuk është projekt lokal, por komplet investim i ministrisë”. Durmishi ka akuzuar gjithashtu kryetarin e LDK-së se edhe në Pejë vitin e kaluar ka tentuar t’i marrë meritat për punët e qeverisë.
“Rruga e Moknës nuk është projekt lokal, por komplet investim i ministrisë tonë. Edhe në Pejë e bëre të njëjtën gjë vitin e kaluar sikur sot në Istog. Në komunat ku qeverisni s’po mund ta gjeni asnjë projekt të nivelit lokal për të bërë një foto ose video, prandaj kudo që shkoni, investimet direkte të qeverisë mundoheni t’i paraqisni si projekte lokale”, ka shkruar Durmishi.
Në këtë “debat” u përfshi më vonë gjatë ditës edhe kryetari i Istogut, Ilir Ferati, i cili ka pretenduar se “projekti” është projektuar, mbikëqyrur dhe menaxhuar nga ai. Gjithashtu, ka shkruar se procedurat e prokurimit i ka kryer vetë komuna: “Të gatshëm jemi kurdo për t’ju ligjëruar se si punohet!”.
Duke qenë se Kosova do ta hapë sezonin zgjedhor – një kohë kur qytetarët fillojnë t’i kushtojnë shumë vëmendje fushatës elektorale, ndërsa partitë politike i kthehen rutinës përgatitore për betejën e radhës – pritet të vazhdojë edhe “ping-pongu” mes pushtetit e opozitës për projekte e investime.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Limaj: Po t’i jepet mundësia, Vuçiç do ta përsëriste Banjën
-
Rrëfimi i ushtarëve të KFOR-it: Një shkëndijë e vogël mund të prishë gjithçka, duhet të jesh shumë i shpejtë në reagim
-
Specialja i largon 11 dëshmitarë dhe shtatë të tjerë dëshmojnë me shkrim ndaj ish krerëve të UÇK-së
-
I dyshuari për “Përgatitje të veprave terroriste” që nga viti 2016 dorëzohet në Polici
Lajmet kryesore
-
Mandati i Xhaçkës ‘mollë sherri’ në Konferencën e Kryetarëve
-
Konkurs ndërkombëtar për ndërtimin e godinave të reja për administratën, Rama: Na duhet një kompleks qeveritar
-
Ursula von der Leyen prezanton ekipin e saj të ri në Komisionin Evropian
-
Digjet një shtëpi në Veri e ndërtuar nga Qeveria, Krasniqi: Sulm i nxitur nga Vuçiçi