Lavrov siguron se Rusia po diskuton me Ukrainën për heqjen e sanksioneve

SHFLETO
albanianpost
30.04.2022 8:21
Loading Icons...

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi se “agjenda” e negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë, ndër të tjera, është heqja e sanksioneve kundër Rusisë.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja e internetit të Ministrisë së Jashtme ruse duke cituar intervistën e Lavrov me gazetën kineze Xinhua.

“Aktualisht, delegacionet ruse dhe ukrainase po diskutojnë çdo ditë një projekt-marrëveshje të mundshme përmes video-konferencës”, theksoi fillimisht kryediplomati rus.

Sipas tij, ky dokument duhet të përfshijë elementë të tillë të gjendjes pas konfliktit si neutraliteti i përhershëm, statusi jo-bërthamor, i paangazhuar dhe i çmilitarizuar i Ukrainës, si dhe garancitë e sigurisë së saj.

Në agjendë janë edhe çështjet e shkombëtarizimit, njohjes së realiteteve të reja gjeopolitike, heqjes së sanksioneve, statusit të gjuhës ruse e të tjera.

Lavrov shtoi gjithashtu se bisedimet mund të rezultojnë në “krijimin e një institucioni të shteteve garantuese, duke përfshirë, mbi të gjitha, anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke përfshirë Rusinë dhe Kinën”.

Për zyrtarin, Rusia është në favor të vazhdimit të bisedimeve.