Lajme

Lavrov, pavarësisht sulmeve në Ukrainë: Askush nuk do të sulmojë popullin e saj


Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, të premten e 25 shkurtit, ka deklaruar se “askush nuk do të sulmojë popullin e Ukrainës”.

Pavarësisht sulmeve nga forcat ruse, ai tha se “nuk do të ketë sulme në infrastrukturën civile”.

“Do të theksoj: lexoni çfarë tha Putin. Asnjë goditje në infrastrukturën civile, asnjë goditje ndaj personelit të ushtrisë ukrainase, në konviktet e tyre, apo vende të tjera që nuk lidhen me objektet ushtarake. Statistikat që kemi, e konfirmojnë këtë”, tha Lavrov.

“Askush nuk do të godasë Forcat e Armatosura të Ukrainës. Po flasim për parandalimin e neo-nazistëve dhe atyre që promovojnë gjenocidin nga sundimi i këtij vendi”, vijoi ai.

“Regjimi aktual në Kiev është nën dy mekanizma kontrolli të jashtëm. Së pari, Perëndimi dhe SHBA-të. Dhe së dyti, neo-nazistët”, tha ai, duke përsëritur pretendimet e pabaza që janë refuzuar vazhdimisht nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Për të lexuar zhvillimet e plota kliko KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore