Futbollisti i Inter-it, Lautaro Martinez, ka rezultuar pozitiv me COVID-19, duke humbur kështu grumbullimin me kombëtaren e Argjentinës.
Martinez nuk do të jetë prezent në sfidat kualifikuese të Kupës së Botës “Katar 2022” kundër Venezuelës dhe Ekuadorit.
Në këtë situatë, ai do të largohet nga kampi stërvitor i ”Albicelestëve” në orët e ardhshme.
Jo pak të shqetësuar janë edhe drejtuesit e Interit. Si të mos mjaftonte ecuria negative në kampionat, tashmë zikaltërit kanë hasur një tjetër problem.
Pas ndeshjeve të kombëtareve, skuadra e Inter-it do ta ketë një sfidë shumë të rëndësishme në Serie A, atë kundër Juventus-it.
Pritet të shikohet me mjaft interes se sa do të zgjasë infektimi me COVID i Lautaro Martinez, të cilit i duhet të qëndrojë ditë të tëra pa stërvitje me grupin duke ndjekur rregullat e shëndetit publik.