Futboll

Lautaro Martinez: “Conte më ndryshoi mendjen”


Qendër-sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez, flet për mundësinë që kishte për t’iu bashkuar Barcelona-s dhe, tranzicionin e atij plani drejt qëndrimit tek Inter, si dhe prezenca e Antonio Conte-s i cili ia ndryshoi jetën:

“Vitin e kaluar kam punuar aq shumë me pikësynim Barcelona-n, sa që nuk di të them sa afër ishte marrëveshja me ta. Sidoqoft ajo është pjesë e të kaluarës. Ndërkohë nuk kam ndërmend të lëviz nga Inter-i, dëshiroj vetëm të luaj”, ka thënë Lautaro për La Gazzetta Dello Sport.

Lautaro flet për një “pakt” që ekipi ka bërë me Conte-n pasi u eliminuan nga Liga e Kampionëve me barazimin 0 – 0 kundër Shakhtar Donetsk-ut në 9 dhjetor 2020:

“Champions mbaroi për në, ashtu dhe Kupa e Italisë por, me Conte-n kemi një pakt: scudetto. Vendi i parë gjithmon është burim emocionesh të veçanta, por fjala “favoritët” nuk më pëlqen. Nuk po flas për Milan-in dhe as për Juve-n, por vetëm për ne”, shprehet Lautaro.

Sa i përket Conte-s, Lautaro ka thënë: “Më ka ndryshuar mendjen. Një ditë u mbyllëm në zyrën e tij, kemi folur pak dhe që prej asaj dite karriera ime ka ndryshuar”.

23 vjeçari Lautaro Martinez i është bashkuar Inter-it në 4 korrik 2018. Gjatë sezonit 2020 – 2021, Lautaro ka shënuar 33 gola me Inter-in; 23 në Serie A, gjashtë në Champions dhe katër në Kupën e Italisë duke u pozicionuar si golashënuesi më i mirë i Inter-it.

Inter-i pushon në krye të klasifikimit të kampionatit italian me 53 pikë. Vetëm katër pikë larg është Milan-I, ndjekur nga Juventus me 45 pikë dhe në vend të katërt Roma me 44 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore