
Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës se mjekët nga diaspora do të lirohen nga pajisja për leje pune, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, në një konferencë për media ka thënë se akoma nuk kanë shifra të sakta se sa është numri i saktë i mjekëve që i nevojiten Kosovës, por ai këmbëngul që mjekët e diasporës të kthehen në Kosovë.
“Ne jemi të interesuar që truri ynë i ekspertizës të kthehet në Kosovë. Unë jam shumë i interesuar që shumica të kthehen në sektorin publik, por edhe në sektorin privat është në rregull sepse edhe ata angazhohen për qytetarët e Kosovës. Numrat nuk i di sot, ne kemi disa përshtypje se sa na duhen. Ne tash i kemi pyetur të gjitha institucionet shëndetësore që të bëjnë të gjitha kërkesat e tyre që kanë lidhur me problematikat”, ka thënë Latifi.
I pyetur rreth mjekëve që janë kthyer për të punuar në Kosovë, Latifi, u arsyetua se numri më i madh i tyre është kthyer në spitalet private.
“Nuk kemi të dhëna për këta, për shkak se shumica e mjekëve janë kthyer në spitale private. Po ne me rëndësi është që t’i koordinojmë aktivitetet tona unë kam takuar plotë mjek”.

Për Kosovën, do të ishte më mirë që mjekët nga diaspora të punësohen në sektorin publik, por kreu i këtij dikasteri konsideron që edhe nëse punësohen në sektorin privat do ta ndihmojnë shëndetësinë.
Latifi, konsideron se asnjëherë më parë nuk ishte ndarë një shumë prej 3 milionë eurove për listën e barnave esenciale.
“Asnjëherë në historinë e Kosovës, qeveria nuk ka dhënë më shumë mjete për listën e barnave esenciale”.
Qeveria e Kosovës ka vendosur edhe për ndarjen e tre milionë eurove për blerjen e barnave deri në fund të vitit, pasi Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i kishin mbetur në konto vetëm 150 mijë euro të pashpenzuara për furnizim me barna e materiale shpenzuese deri më 1 janar 2023.
Për ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi kjo është “epokë e re” në shëndetësi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Zgjerimi i BE-së është imperativ gjeopolitik për sigurinë, thotë Gjermania
-
Kosto të larta të marrëveshjes, Italia po mendon për video-konferenca për dëgjimet e emigrantëve
-
Ukraina “nuk do të tërhiqet” kundër Rusisë, pasi ajo kërkon mbështetjen e Perëndimit
-
Lajçak e informon Sarrazin-in për zhvillimet e fundit në dialog