Sport

Laporta zbulon pagën stratosferike që kërkon Mbappe


Presidenti i Klubit të Barcelona-s, Joan Laporta, është ndalur së fundmi për të folur rreth Kylian Mbappe-s. Ylli francez i PSG-së përfundon kontratën me parisienët në verë dhe kërkon të largohet.

Real Madrid shikohet si skuadra favorite për nënshkrimin e Mbappe-s. Megjithatë edhe Liverpool-i me Barcelona-n e kanë monitoruar situatën e tij.

Laporta e pranon se Barcelona e ka kontaktuar Mbappe-n, por paga që ky i fundit ka kërkuar ka bërë katalanasit të tërhiqen.

“Meqenëse ai (Mbeppe) është një kampion që po i skadon kontrata, ne e kontaktuam atë”, tha Laporta.

“Por ai kërkoi 50 milionë euro në sezon, një shifër që ne nuk mund ta përballojmë dhe pastaj ndoshta ai nuk do të fitojë as Champions League”.

“Do të ishte një ofendim për lojtarët që rriten me ne”, shtoi Presidenti.

Sipas shtypit francez, vetëm PSG-ja ka arritur t’i afrohet kërkesës së Mbappe-s. Ata i kanë propozuar lojtarit kontratë dyvjeçare me pagë rreth 50 milionë euro neto, si dhe një bonus nënshkrimi rreth 100 milionë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore