Sport

Lampard vendos rregulla të ashpra për lojtarët e Everton-it


Everton-it duket se i mungon disiplina këtë sezon, gjithçka pritet të ndryshojë pasi trajneri i ri Frank Lampard ka vendosur gjoba për një numër shkeljesh nga lojtarët.

Trajneri i emëruar së fundmi raportohet se ka gjobitur një nga lojtarët e tij në ditën e tij të parë të stërvitjes, pasi nuk kishte lidhur lidhëset gjatë seancës stërvitore.

Sipas gazetës britanike, The Sun, kjo është vetëm një nga llojet e gjobave që Lampard ka implementuar.

Arritja me vonesë dënohet me gjobë prej rreth 1180 euro dhe po aq tarifohet nëse shkelin kodin e veshjes dhe nuk mbajnë uniformën e përcaktuar nga klubi.

Gjoba rritet nëse lojtarët përdorin celularin e tyre në darkat e ekipit ose gjatë një bisede ose takimi, me një tarifë prej rreth 2,360 euro.

Do të jetë edhe më keq për ata që nuk kthehen me skuadrën pasi luajnë një ndeshje jashtë fushe: shuma që do të duhet të paguajnë do të jetë rreth 5900 euro.

Të gjitha paratë e mbledhura do të shkojnë për qëllime bamirësie.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore