Sport

Lampard kërkon transferimin e Brojës te Evertoni


Pas një sezoni shumë të suksesshëm, Armando Broja do ta përfundojë huazimin një-vjeçar te skuadra e Southampton-it.

Bomberi i kombëtares shqiptare për momentin është rikthyer në Londër te skuadra e tij Chelsea-t, derisa ende nuk dihet se a do të qëndrojë aty, apo do të huazohet te ndonjë klub tjetër.

Skuadra e Chelsea-t, e cila pritet të bëhet me pronarë të rinj, me gjasë do ë afrojë emra të mëdhenj në skuadër.

Nga kjo gjë kërkon të përfitojë trajneri i Everton-it, Frank Lampard, i cili është edhe një legjendë i klubit të Chelsea-t.

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, Lampard po kërkon transferimin e sulmuesit shqiptar tek skuadra e Everton-it si zëvendësues të brazilianit Richarlison, i cili me gjasë do të largohet gjatë verës.

Trajneri anglez ishte i pari që i dha debutimin Brojës me ekipin e parë të Chelsea-t dhe tani po synon ta ketë nën urdhrat e tij edhe në Goodison Park.

Londinezët ende nuk e kanë marrë vendimin nëse do ta lejojnë përsëri në huazim Brojën, apo do ta shesin për shumën e 25 milionë eurove.

Interesim për reprezentuesin shqiptar kanë shprehur edhe dy skuadrat tjera angleze Ëest Ham United e Neëcastle United.

Ndërsa, sa i përket sezonit të kaluar, Broja ka zhvilluar 38 ndeshje zyrtare me Southampton-in ku ka shënuar nëntë gola e ka asistuar në një tjetër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore