Sport

Lampard e dëshiron transferimin e Brojës te Everton-i


Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, po lidhet me klube të ndryshme.

Së fundmi edhe skuadra e Everton-it po insiston ta transferojë sulmuesin e Chelsea-t, por blutë e Londrës thuhet se janë në mëdyshje për ta larguar.

Trajneri i Chelsea-t, Thomas Tuchel, e vlerëson 20-vjeçarin, të cilin e ka aktivizuar si zëvendësues në dy takimet e para në Premier League ndaj Everton-it dhe kundër Tottenham-it.

Mediat angleze raportojnë se blutë e Londrës janë të prerë në lidhje me Brojën, duke pranuar vetëm mundësinë e huazimit të pastër, pa të drejtë apo detyrim blerje nga klubi nga Everton.

Trajneri i këtyre të fundit, Frank Lampard, e njeh mirë lojtarin shqiptar, pasi ishte pikërisht ai në stol kur Broja debutoi me Chelsea-n në Premier League.

Tani e do sërish në ekip për t’i besuar majën e sulmit të Eveton-it, sidomos pas krizës që po kalon skuadra nga Liverpool-i.

Një nga klubet që tentoi blerjen e Brojës ishte West Ham, “Çekiçët” ofruan 30 milionë funte për kartonin e tij, ofertë që u refuzua nga drejtuesit e Chelsea-t.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore